BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Trondit Kreshnik Spahiu: Sali Berisha po përgatitet për sulmin final, era e barutit ka filluar të ndihet, dikush do jetë kurbani i radhës

Trondit Kreshnik Spahiu: Sali Berisha po përgatitet për sulmin final,

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu paralajmëroi dje se ish-kryeministri Sali Berisha po përgatitet për sulmin final për të shpëtuar veten. Teksa protesta e radhës e opozitës po afron, por ndërkombëtarët nga ana tjetër janë vënë në lëvizje për të mos lejuar akte dhune, Spahiu tha se Berisha ka nisur të ndjejë rrezikun dhe prandaj së shpejti do të bëjë lëvizjen e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi theksoi se Berisha e ka kuptuar që kjo situatë do të vendosë përfundimisht për fatin e tij dhe të PD dhe për këtë arsye po bën çmos që të shpëtojë duke kërkuar pushtet. “Ai e di fare mirë, që drejtësisë dhe ndëshkimit amerikan mund t’i shpëtojë vetëm nëse merr pushtetin. I duhet ta marrë me çdo kosto, i duhet ta marrë madje sot, i duhet të shpejtojë pa avancuar plani amerikan dhe BE. Në të kundërt zgjedhjet do njihen ndërkombëtarisht edhe pa opozitën, në të kundërt pas vizës amerikane do u hiqet viza në BE, në të kundërt, në të kundërt laku do ngushtohet dhe as Rama s’do e shpëtojë dot si në 2017. Fisheku i fundit do shkrepet para 30 qershorit, ndoshta të shtunën. Është e vetmja mënyrë që të parandalojë çmontimin e Partisë Demokratike. Zëra nga Tirana më thonë që po përgatiten për sulmin final”, u shpreh ai. Sipas tij, era e barutit ka filluar të ndjehet dhe të gjithë duhet të përgatiten për goditjen e fundit të Sali Berishës. “Unë s’di kush “largqoftë” do të jetë kurbani radhës, por erën e barutit po e ndjen çdo shqiptar! Fundja nuk e ka aplikuar keq sepse për 28 vjet i ka funksionuar skema e shantazhit pa i hyrë gjemb në këmbë. Mbetet për t’u parë nëse do qëllojë fatalisht apo do e nënshtrojë me presion Edi Ramën. A do i eci kërcënimi anti-amerikan këtë radhë, mbetet për tu parë? Fundja sa më e madhe lufta dhe aktrimi, aq më i lartë bëhet pazari”, tha Kreshnik Spahiu.

Spahiu: Berisha ka dhunuar kundërshtarët

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi e vijoi edhe më tej deklaratën e tij tronditëse ndaj Sali Berishës. Ai e akuzoi se nga të gjithë liderët e vendit, vetëm Berisha ka dhunuar dhe burgosur kundërshtarët. “A e dini çfarë kanë të përbashkët Edi Rama, Adi Krasta, Arben Imami, Paskal Milo, Fatmir Xhafa, Martin Leka, Fatos Nano, Nikoll Lesi, Aleksandër Frangaj, Namik Hoti, Gaqo Apostoli, Skënder Gjinushi, Alfred Sereqi, Artan Hoxha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Mero Baze, Pandeli Majko, Idajet Beqiri, Blendi Gonxhe??? Të gjithë kanë një të përbashkët, kur i kanë dalë kundër Sali Berishës janë burgosur ose dhunuar fizikisht. Nëse sot, gjithë Shqipëria ka bindjen se 4 persona janë establishmenti dhe e keqja e Shqipërisë, na duhet të veçojmë që i dhunshëm fizikisht me kundërshtarin është vetëm njëri prej tyre: Sali Berisha. Atij i ka ngel sahati 40 vjet pas dhe ka bindjen që duke e goditur kundërshtarin e ç’burrëron, e poshtëron dhe e largon nga lufta politike! Të tjerët si Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta apo Edi Rama nuk kanë ende në kurriz akuza konkrete të provuara që të eliminojnë apo dhunojnë fizikisht!”, tha ai. Teksa u kthye pas në kohë tek protesta e 21 janarit, Spahiu u shpreh se nëse Berisha do të kishte ende pushtet, pas gjithë këtyre protestave që ka bërë opozita do të shihnim në bulevard 100 arkivolë. “Nëse ai do ishte sot Kryeministër dhe nëse do i hidheshin bomba Molotov nga protestuesit, do kishim 100 arkivole në bulevard. Gazi lotsjellës do u dukej protestuesve si parfum Armani në krahasim me plumbat e gardës”, deklaroi ai.

Mimoza Ibra

Më të lexuarat