BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Trondit Spartak Ngjela: Ju tregoj si Gjermania kërkon ta arrestojë Ramën

Trondit Spartak Ngjela: Ju tregoj si Gjermania kërkon ta arrestojë

Avokat Spartak shprehet se kushtet e Gjermanisë kërkojnë eliminimin e klasës politike.

Sipas tij, ajo duhet filluar me kryeministrin Rama.

“Nuk është përgjegjësi e kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë. Kushtet janë në favor të shqiptarëve. 9 kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që tja çelin negociatat dhe tja vënë ato kushtet. Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt  te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi.

Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap reforma në drejtësi të gjithë. Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta. Rama vërtitet nëpër kallamisht, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me reformën, nuk e bëre. Ik!” tha Ngjela në Ora News.