
PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

Tronditen pozitat e Vuçiç, Parlamenti Evropian “ultimatum” Serbisë: Negociatat e anëtarësimit vetëm pasi të jetë në linjë me sanksionet e BE ndaj Rusisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2023

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, u votua dje Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian. Kjo rezolutë fokusin kryesor do ta ketë forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Në tekstin e propozuar, që ishte miratuar së pari në Komisionin e Politikës së Jashtme, propozohet që në disa fusha në politikën e jashtme, Bashkimi Evropian të votojë me shumicë të kualifikuar, e jo me konsensus, në mënyrë që votimi të jetë më efikas. Në disa pjesë të propozim-Rezolutës përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, prej ku kërkohet që BE-ja të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë. Gjithashtu, në këtë propozim kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën. Në disa pjesë të tekstit përmendet ndikimi negativ i Rusisë në rajonin e Ballkanit, me synim të destabilizimit të rajonit, dhe bëhet thirrje që të parandalohet ky ndikim. Në mënyrë të veçantë në tekst i bëhet thirrje Serbisë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtasë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon i cili nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Po ashtu, thuhet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Më të lexuarat


Serbët janë rusë të vegjël, Rusia do të ketë ndikim në Kosovë përmes Asociacionit, Vuçiç po synon të krijojë “Srpski Svet” në Prishtinë, ja çfarë u tha në takimin me amerikanët dhe si SHBA i prishi planet Beogradit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë jep mesazhin e fortë: Kosova është zotuar për formimin e ZSO, s’bëhet fjalë për Asociacion një etnik

A do të dërgojë Greqia tanke Leopard në Kiev? Kryeministri Mitsotakis zbulon vendimin e prerë

SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në serbi zbardh detajet e forta (Arsyeja)

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Parlamenti Evropian bën lëvizjen e papritur, ja vendimi që pritet të marrë

Temperaturat shkojnë - 8 gradë celsius, Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora, trashësia ka arritur 74 cm, ja si paraqitet situata

Flet babai i pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi: Ja çfarë më tha ditën e fundit

Detaje të reja nga plani franko-gjerman: Serbia hyn në vitin 2030 në BE, përfiton ndihma masive nga Perëndimi, ja frontet e zjarrit që pritet të “djegin” Beogradin nëse Vuçiç refuzon marrëveshjen

Fondacioni gjerman publikon statutin, asociacioni në Kosovë do të financohet edhe nga Serbia, zbardhen detaje nga draft-rezoluta

'Perëndimi e aneksoi prej Serbisë'/ Kryeministri kroat reagon 'flakë për flakë' pas deklaratës së presidentit Millanoviç për Kosovën
