BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tronditet Sali Berisha, prokuroria e thërret si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë, ja emrat e provat që mund të fundosin ish-kryeministrin

Tronditet Sali Berisha, prokuroria e thërret si dëshmitar në

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund t’i shmanget më vrasjes së Azem Hajdarit. Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga ekzekutimi i deputetit demokrat, kjo çështje vijon të jetë ende prezente, pasi autorët e vërtetë të saj dyshohet se janë ende të lirë. Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi ditën e hënë, dje ka nisur procesi i Izet Haxhisë dhe janë thirrur dëshmitarët e parë. Prokuroria ka vendosur që të nisë nga e para procesi ndaj Haxhisë, i cili është dënuar me 25 vite burg si pjesëmarrës në ngjarje. Nga ana tjetër dje organi i akuzës ka kërkuar nga gjykata që të thirren si dëshmitarë një numër i madh zyrtarësh, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha. Haxhia e ka thënë disa herë në sallën e gjyqit se kërkon ballafaqim me Berishën. Madje Haxhia pretendon se i implikuar në këtë proces është ish-kryeministri. Kjo është hera e parë që Berisha thirret si dëshmitar në një ngjarje dhe nuk është çudi që në proces të dalin detaje të pathëna më parë që mund të rivënë në lëvizje prokurorin. Nga ana tjetër mësohet se si dëshmitarë janë thirrur edhe: Vili Minarolli, Sali Lusha, Ylli Rakipi, Genc Pollo, Jaho Mulosmani, Zenel Neza, dy motrat Aishe e Zylfie Haklaj, si dhe plaku i Haklajve, Muharrem Haklaj. Ndërkohë në datën 2 tetor do të jetë radha e palës mbrojtëse të paraqesë argumentet e saj, ku po ashtu do të dorëzohen prova të reja dhe do të dorëzohet kërkesa për të thirrur dëshmitarë. Gazeta të hënë publikoi listën e dëshmitarëve, ku dhe aty bëjnë pjesë Sali Berisha, Genc Pollo dhe rreth 40 emra të tjerë. Me zhvillimet e djeshme gjyqi ndaj Haxhisë nis nga e para dhe kjo është një lëvizje se mund të hidhet vërtet dritë mbi vrasjen e Hajdarit. Procesi hetimor ndaj tij ka pasur shumë të Meta. Po ashtu dhe procesi gjyqësor ndaj emrave të tjerë.

Provat e dëshmitarët

Nga ky proces më i rrezikuari është ish-kryeministri Berisha, pasi Haxhia dhe shumë persona të tjerë pretendojnë se ishte ai që e nxori në pritë Hajdarin. Janë disa prova të rëndësishme që do të dorëzohen dhe kërkohen nga pala mbrojtëse, që mund të zbardhin gjithë dinamikën e ngjarjes. Së pari janë tabulatet telefonike. Ato deri më tani kanë kaluar në heshtje, por nëse sigurohen tabulatet telefonike të bisedave në selinë e PD dhe të bisedave të Hajdarit, atëherë gjithçka mund të zbardhet. Një tjetër provë është ditari i ish-ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta. Ky ditar është zhdukur nga provat dhe mbrojta e Haxhisë do kërkojë të rikthehet pasi aty ka detaje mbi vrasjen. Prova të tjera janë: Raporti i SHIK për rrezikun e mundshëm të vrasjes së Azem Hajdarit; Kronika e regjistruar e gazetarit Artan Hoxha; Regjistrimi i bisedës me diktofon i gazetarit Ylli Rakipi në momentin që i shkuan së bashku me Sali Berishën të plagosurit rëndë Zenel Neza, në Spitalin Ushtarak në Tiranë; Fakte mbi masat e marra për të ruajtur Azem Hajdarin, etj.

8 dëshmitarët kyç

Nga ana tjetër Izet Haxhia do të kërkojë dëshminë e rreth 42 personave, por janë 8 emra të cilët janë vendimtarë në këtë proces. Një ndër ta është Zenel Neza, ish-truproja i Azem Hajdarit, i cili u qëllua gjatë atentatit. Ai ishte prezent kur ndodhi sulmi dhe është personazhi kryesor që ka parë në sy vrasësit. Madje Zenel Neza është personi i parë i cili pati kontakt me Berishën dhe ky i fundit i pëshpëriti në vesh kur ishte në spital. Emër tjetër është Marjan Gryka. Edhe ky i fundit ka qenë truproja i Hajdarit. Në disa intervista ai ka akuzuar si vrasës të Hajdarit, ish-kryeministrin Berisha. Emra të tjera që kanë qenë në të njëjtën linjë janë Jaho Mulosmani dhe vëllezërit e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, të dënuar si autorë të ngjarjes. Ata e kanë mohuar krimin dhe po ashtu kanë akuzuar Berishën. Grupit i bashkohet Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, që po ashtu pretendon se Berisha ka gisht në ngjarje. Një tjetër emër është Ylli Rakipi, gazetari ka qenë prezent në rrëfimin që Zenel Neza ka dhënë para Berishës në spital. Rakipi e ka regjistruar bisedën, por nuk dihet se ku ajo ka përfunduar. Tjetër emër është Astrit Muldaka. Ai është dëshmitar i penduar i ngjarjes, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e atentatit dhe ka qenë ai që ka siguruar makinën me të cilën lëvizën atentatorët. Pra duket se tashmë debati i vrasjes së Hajdarit do kthehet dhe Sali Berishës ka filluar t’i kthehet paniku.

Më të lexuarat