BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Trupat amerikane nuk largohen, SHBA mesazh të fortë rusëve se do qëndrojnë në Shqipëri edhe pas “Defender”-it për të stërvitur ushtrinë shqiptare

Trupat amerikane nuk largohen, SHBA mesazh të fortë rusëve se do

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një tjetër mesazh të fortë Rusisë. Teksa “Defender 21” ka mbi një muaj që ka përfunduar forcat ushtarake amerikane vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Ndërkohë, dje ambasada amerikane ka njoftuar se, zyrtarë të saj së bashku me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshin, kanë qenë të pranishëm në një stërvitje ushtarake të forcave speciale të SHBA me ato shqiptare. Ambasada amerikane ka theksuar se forcat e SHBA kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikim, të cilat vijojnë pa u ndërprerë. “Zyrtarët e Lartë David Millner, Erol Munir dhe London Nagai, ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi morën pjesë në një stërvitje ushtarake, ku Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan skuadrat e Forcave Speciale Shqiptare përmes stërvitjeve të ndryshme. Forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikimi”, thuhet në njoftim. Herë pas herë ambasada vë në dukje se, SHBA vijojnë të jenë përkrah Shqipërisë duke i përcjellë kështu mesazhe të forta Rusisë. Dhe në këtë njoftim, si për t’i treguar Moskës që nuk do ketë hapësirë të ndërhyjë në Shqipëri dhe Ballkan, ambasada amerikane garanton që stërvitja mes palëve do të vijojë. Madje SHBA dhe Shqipëria do të ecin në këtë rrugë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. “Ky ishte aktiviteti përmbyllës pasi ushtarët nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë kanë stërvitur Forcat Speciale Shqiptare përgjatë gjithë muajit korrik. Ky ishte trajnimi i parë nga Forcat Speciale Amerikane që u zhvillua në Shqipëri që nga viti 2017 dhe tregoi se megjithëse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë, krah për krah”, thuhet në njoftim.

SHBA e vendosur të mos tërhiqet

Për të treguar vendosmërinë e saj në ndihmën e Shqipërisë për Forcat e Armatosura dhe Luftën ndaj korrupsionit, SHBA ka bërë edhe më parë një deklaratë tjetër publike ku tregoi se koordinimi me Shqipërinë do të vazhdojë. Kjo lëvizje e amerikanëve duket se është një mesazh i qartë edhe për Rusinë, e cila së fundmi ka tentuar të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan dhe për ata që mbështesin Moskën. Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, individë të caktuar në Shqipëri, që njihen për simpatinë dhe afrimitetin që kanë me Moskën, paralajmëruan trazira dhe destabilitet. Por këta skenarë u rrëzuan edhe më shumë, kur në fillim të majit në Shqipëri u dislokuan trupat e NATO-s. Stërvitja ushtarake u organizua nga Ushtria Amerikane në Europë dhe Afrikë, ku morën pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere dhe u zhvillua në 7 baza të ndryshme në vendin tonë. Kjo stërvitje iu futi të dridhurat gjithë të interesuarave për destabilitet në Shqipëri që përkrahen nga Moska. Madje, kjo e fundit ishte shumë në alarm sa ngarkoi me mision të fshehtë 2 agjentë rusë, të cilët hynë në Shqipëri gjatë stërvitjes “Defender Europe 21”, por që u zbuluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror, duke mos i lënë më Moskës asnjë shteg që të ndërhyjë.

Më të lexuarat