BREAKING NEWS

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të Tiranës, kush fiton nga 7 kandidatët

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të
x
BREAKING NEWS

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik, por i duhet hequr pak pushteti

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik,
x
BREAKING NEWS

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari ‘zë ngushtë’ Alimehmetin

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”,
x
BREAKING NEWS

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza: Më vodhën dhe mua

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza:
x
BREAKING NEWS

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja kur pritet ta marrë vendimin presidenti serb

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja
x
BREAKING NEWS

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamës dhe Flamur Nokës

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e Durrësit, ja kush e fitoi

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e
x

Politike

Tryeza e “Integrimit” përplas ashpër mazhorancën dhe opozitën, Tabaku kërkon nga qeveria që të mos miratojë ligje që bien ndesh me BE

Tryeza e “Integrimit” përplas ashpër mazhorancën dhe

Tryeza e “Integrimit” ka përplasur ashpër mazhorancën dhe opozitën. E vetmja strukturë ku opozita dhe mazhoranca janë në të njëjtën tryeze është këshilli kombëtar i integrimit, por gjithë përfshirja dhe kompromisi duket i vështirë kur përplasja mes mazhorancës dhe opozitës është më e ashpër se asnjëherë më parë. Për opozitën nuk mund të ketë përparim në rrugën e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa zgjedhje të lira e të ndershme. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku shpjegon se grupi i parë i kapitujve që hapet e që për shkak të vështirësisë mbyllet i fundit, është grupi që përfshin nga shteti ligjor, te lufta kundër korrupsionit, tenderat publike deri te funksionimi i demokracisë që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet.“Realizimin i zgjedhjeve të lira e të ndershme pikërisht në momentin ku ndodhet Shqipëria ku raport pas raporti të osbe odihrit ne kemi shkelje të së drejtës së votës. Është kapitulli më sfidues, më i vështirë por është i tillë sepse kërkon vullnet politik dhe përsa kohë ky vullnet politik do të mungojë ose sa kohë ky vullnet politik do të anashkalohet për interesin e ditës, pushtetin e ditës unë besoj do të kemi vonesa për ta përfunduar të gjithë clusterin e parë, bashkësinë e parë që lidhet me këto elemente”, tha ajo. Nga ana tjetër Tabaku vë theksin se në këtë fazë të integrimit, Shqipëria nuk ka më mundësi të miratojë një ligj që bie në kundërshtim me Bashkimin Evropian, duke sjellë në vëmendje amnistinë fiskale për të cilën qeveria këmbëngul se do ta kalojë në parlament.“Çdo ligj që del duhet patjetër që të mos e kemi luksin që të jetë në kundërshtim me Bashkimin Evropian. Dhe këtu i referohem si shkeljes së që ka ndodhur rëndom me kontrata koncesionare dhe marrëveshje të tjera të qeverisë, por edhe me ligje si aministia fiskale që është duke u diskutuar së fundmi”, tha ajo.

Tabaku: Procesi i integrimit nuk mund të ecë para pa opozitën

Sipas Tabakut, pas konferencës së parë ndërqeveritare qeveria duhet të kishte gati strategjinë për negocimin e secilit prej kapitujve, duhet të kishte përgjigje konkrete për strukturat që do të menaxhojnë procesin, duhet të kishte përzgjedhur ekspertët dhe teknicienët më të mirë që do të merren me integrimin në secilën ministri. Për këtë arsye ngritja e kryenegociatorit në nivelin e një ministri shteti për PD është e pamjaftueshme.“Është e pamjaftueshme ngritja në nivel ministrie. Ne e kemi kritikuar që kur ministria e Integrimit u mbyll që qeveria shqiptare nuk e kishte luksin të mos e kishte integrimin prioritet. Ministria duhet të jetë një ministri funksionale, e plotë me autoritet, përgjegjësi, por edhe me mandate politike për të koordinuar këtë proces”, tha ajo. Tabaku vë në dukje se procesi i integrimit nuk mund të ecë para pa opozitën.“Ka nevojë për një debat të hapur me të gjitha forcat politike dhe jo një debat të mbyllur qeveritar. Procesi i integrimit është një proces kombëtar e duhet trajtuar si proces kombëtar”, tha ajo.