Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tryezë Rama-Basha? Meta humbet qetësinë, lëshon mesazhin e fortë: Nuk mund të ul në tavolinë dy-tre njerëz që…

Postuar: 22/05/2019 - 15:00

Presidenti Ilir Meta sot në konferencën për sfidat e sigurisë është shprehur tejet i shqetësuar për situatën aktuale politike.

Meta ‘preu shpresat’ për të ulur në tavolinë palët duke thënë se njëra palë nuk kërkon të ulet me kryeministrin dhe tjetra trumbeton zgjedhje demokratike më 30 qershor, referuar kështu Bashës me Kryemadhin dhe kryeministrit Rama. Ndërkaq, Presidenti i dërgoi një mesazh të fortë diplomatëve e ambasadorëve duke thënë se duhet ta kenë të qartë, se kushtetuta e vendit, nuk shkelet.

‘Ne duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo se kushtetutën tonë nuk mund ta shkelim, kushdo qoftë, as presidenti që ka vënë dorën mbi kushtetutë, asnjë diplomat, asnjë ambasador, askush tjetër.

I kam thënë zotit Danielson, ne jemi në një situatë të tillë, kemi kaq kohë pa gjykatë Kushtetuese. Unë nuk di ç’përgjigje të jap kur do kemi gjykatë kushtetuese, prandaj i kam thënë sillni një komision vlerësimi të reformës në mënyrë që të garantojmë që ky është një sukses, se përmes reformës do jemi më të besueshëm.

Unë dëgjoj ca histori që thonë: Ç’a bën Presidenti i Republikës? Presidenti ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar Kushtetutën. Presidenti nuk mund të ulë në tavolinë dy tre njerëz që thonë ne nuk ulemi me këtë se është kryeministër apo dikë tjetër që thotë se 30 qershori do jetë ditë e madhe për demokracinë në këtë situatë që jemi. Kjo situatë kërkon përgjegjësi, paanësi dhe kërkon të kemi parasysh se nuk na ndikon në perspektivën që kemi’, u shpreh me tone revolte Meta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 18:37

Sulmet e përfaqësuesve të LSI-së ndaj ndërkombëtarëve nuk kanë të sosur.

Postuar: 19/06/2019 - 18:37

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, thotë se situata e sotme në shumë KZAZ në të gj

Postuar: 19/06/2019 - 18:08

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj analizoi zhvillimet e fundit në vend, ku nuk kanë munguar

Postuar: 19/06/2019 - 17:43

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të burgjeve, Agim Ismailit ku i kërkon informac

Postuar: 19/06/2019 - 17:30

Pas kreut të PD Lulzim Basha, pasditen e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës edhe fi

Postuar: 19/06/2019 - 17:11

Nga Kavaja raportohet se simpatizantë të PD-së dhe LSI-së do të hidhen në protestë, nëse deri në