BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Thirrja urgjente e Agron Dukës: Autoritetet të veprojnë menjëherë

Thirrja urgjente e Agron Dukës: Autoritetet të veprojnë

Duke marrë shkas nga situata e shkaktuar nga zjarret këto ditë në vend, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shkruan se ka njerëz që ndiqen nga mungesa e ndjeshmërisë së natyrës dhe makutëria që të përfitojnë përmes zjarrvënies.

Duka i bën thirrje autoriteteve që të marrin menjëherë masa dhe të veprojnë me vendosmëri, pasi, sipas tij, rrezikohet pasuria kombëtare dhe jeta e qytetarëve.

“Të gjithë po ndjekim me shqetësim të madh zjarret që kanë gllabëruar dhjetra hektarë me pyje në të gjithë vendin. Një fatkeqësi që dëshmon mungesën e theksuar të ndjeshmërisë ndaj natyrës dhe njëkohësisht dashakeqësinë që frymëzohet nga makutëria e cila nëpërmjet zjarrit, synon përfitimin. Është jetike që autoritetet vendore dhe qëndrore të veprojnë me vendosmëri dhe të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pasi në rrezik është pasuria kombëtare dhe jeta e qytetarëve”, shkruan Duka.