BREAKING NEWS

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të shërohen pacientët e vendosur në intubim

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të
x

Politike

Tubimi i 2 marsit, Ristani dhe Çupi: Ende nuk është marrë një vendim nga organet drejtuese nëse do mbështesim presidentin

Tubimi i 2 marsit, Ristani dhe Çupi: Ende nuk është marrë

Tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta për të dalë në shesh në datën 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën, duket se ka ndarë opozitën jashtëparlamentare. Që nga retorika e parë e kreut të shtetit, e vetmja parti opozitare që i doli në krah ishte Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërsa Partia Demokratike, si partia më e madhe opozitare në vend, ende nuk ka dalë me një vendim të prerë, nëse do të jetë pjesë e këtij tubimi apo jo. Gazeta “SOT” kontaktoi ditën e djeshme me ish-deputetin e PD, Arben Ristani, i cili u shpreh se vendimi përfundimtar do të merret nga organet drejtuese të PD. Sipas tij, çështjet e ngritura nga presidenti janë të qëndrueshme dhe një arsye për të protestuar fort dhe pa ndalim. “Vendimin zyrtar për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga kryetari i shtetit, e marrin organet drejtuese të PD. Personalisht mendoj se çështjet e ngritura nga presidenti: Grushti i shtetit në veprim; Shpopullimi i Shqipërisë dhe kthimi i Shqipërisë në bazë operacionale e krimit të organizuar vendor dhe ndërkombëtar, janë çështje për të protestuar fort dhe pa ndalim”, u shpreh Arben Ristani. Ndërkohë në të njëjtën linjë ishte edhe ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Çupi deklaroi se nga selia blu ende nuk është marrë një vendim nëse do të jenë pjesë e këtij tubimi, duke shtuar se shqetësimet e ngritura tashmë nga presidenti Ilir Meta janë denoncuar prej vitesh nga PD. “Gjithçka që ka ngritur si shqetësim Presidenti lidhur me kapjen e shtetit nga Rama dhe kjo qeveri qëndrojnë. Është gjithçka që ka denoncuar edhe Partia Demokratike ne gjithë këto vite. Tubimi është thirrur nga Presidenti. Nëse do të kemi vendim politik do të njiheni edhe ju”, u shpreh ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi. Pra duket se kreu i shtetit do të jetë i vetëm në këtë përballje kundër qeverisë, duke u përkrahur vetëm nga një numër i vogël personash, siç mund të jenë militantë të LSI apo njerëzit e tij të afërt.