BREAKING NEWS

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në 13:00”, kryeministri Edi Rama njofton masat e rrepta për fundjavën dhe javën në vazhdim

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në
x

Politike

Tubimi i Metës/ Befason ish ministri i Brendshëm: Në 2 Mars do dal në shesh, po më hypi në mendje do këndoj...

Tubimi i Metës/ Befason ish ministri i Brendshëm: Në 2 Mars do

Ish ministri i Brendshëm, Neritan Ceka ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti. Ai u shpreh se tubimi duhet të jetë për qytetarët dhe jo për partiakët. Ceka tha gjithashtu se pret një sinjal pozitiv nga Partia Demokratike. Sipas tij, vendi është drejt rrënimit, aq sa, sipas Neritan Cekës, nëse qeveria qëndron dhe një vit në pushtet, vendi nuk bëhet më.

Nertian Ceka: O do dalin qytetarët o do dalin partiakët. Nëse ka ndërmend të nxjerri partiakët në 2 mars mendoj se e ka gabim. Është shumë makabre për mua për të ardhmen e këtij vendi. Nëse këta i shkatërrojnë institucionet, ky do isthe skenari më i keq. 

Unë personalisht do dalë atë ditë. Do dal sepse e shoh që demokracia është e rrezikuar. Nuk do dal te ura, maksimumi do këndoj “We are the people”. Po më hypi në mendje do këndoj siç kemi kënduar dikur. Nëse këta luajnë për pushtetin e tyre nuk më kanë të vetme. Unë dua një mesazh të qartë nga Partia Demokratike. Ky vend ka nevojë për popull, për qytetarë. Unë e ndiej si arkeolog. Administrata shqiptare më keq se ka qenë në këto vite dhe seç po pësojnë monumentet e kulturës në këto vite, nuk e ka pësuar as në kohën e sulltanit. Po të qëndrojnë këta edhe një vit, ky vend nuk bëhet më.