BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

“TURPI e FAQJA e ZEZË”, Ylli Manjani reagon ashpër për lëvizjen e papritur të kryeministrit Rama

“TURPI e FAQJA e ZEZË”, Ylli Manjani reagon ashpër

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike për udhëtimin e kreut të qeverisë në Paris këtë fundjavë.

Ai tha se Rama nuk do ta hapte kufirin por për veten e tij ndodhi ndryshe.

Ylli Manjani shkruan:

“Udhëtim 24 orësh për punë në ditë pushimi?!

Ou?!

Po kush e la pushimin në Francë të takojë Kryeplakun e Surrelit?

Edhe nëse e ka lënë, për çfarë ishte ky takim?! Cfarë fitoi vendi që paguan aq shtrenjtë një udhëtim charter, megjithëse pa fitim të kompanisë?!

Po rregullat e hyrje daljes që na i tregon ne të tjerëve?!

Sipas rregullave aktuale të hyrjes në BE personi duhet të quarantinohet për.14 ditë. Madje edhe sipas rregullit të Tij, çdo hyrje nga jashtë duhet të quarantinohet, po për 14 ditë. Të pakën deri sot në orën 24:00 kështu është.

E mbani mend si i gjëmonte shqiptarët e ardhur nga Italia në mars?! Me dru e gjoba.

Po ata shqiptarët e tjerë që i la pas portës së kufirit tonë me Greqinë për 1 javë rrjesht?!

E mbani mend si thoshte?

"Nuk e hap kufirin"...

Po për vete përse e hapi?!
Jemi ende nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Apo e harruat shtyrjen arrogante antikushtetuese që bëri...!

Ngado që ta kapësh TURPI e FAQJA e ZEZË nuk është tek opozita që e denoncoi këtë udhëtim, por tek Ai që e bëri.”

Më të lexuarat