BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x
BREAKING NEWS

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit
x
BREAKING NEWS

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme
x
BREAKING NEWS

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me Shqipërinë”, Spartak Ngjela zbulon arsyen dhe plas deklaratën e fortë: A do e lejojë Rama këtë?

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me
x

Politike

“Ty s’të pyeti njeri fare”/ Plas keq sherri mes mbështetësve të Bashës dhe të Berishës: Kush është i tremburi këtu? (REPLIKAT)

“Ty s’të pyeti njeri fare”/ Plas keq sherri mes

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në emisionin ‘ABC Live’ mes mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Anëtari i kryesisë PD, Endri Hasa në fjalën e tij ka theksuar se një betejë e tillë është një luftë personale ndaj Bashës, pasi sipas tij të gjithë e shprehën mbështetjen e tij në korrik, ndaj reagimi që kanë disa tashmë është i pakuptimtë.

“Shqiptarët kanë interes për problematikat që kanë në përditshmëri, për qeverisjen, për vettingun e politikanëve, për reformën territoriale që është shumë e nevojshme pastaj kanë interes për debatin e brendshëm ka shumë diskutime që bëhen në nivele të përgjithshme. Diskutimi që bëhet sot ka dalë nga ndryshimi i statutit, Bumçi e tha se ishte pro faktit që ai duhet të vijonte betejën kjo ndodhi para katër muajsh, por tashmë ai po shkel të drejtat e statutit të partisë

Këtu nuk është çështja për interesa personal por për interesat e partisë për të çuar para partinë. Ky është një debat i transformuar në një diskutim të madh jashtë partisë Demokratike. Ai që është misioni i kryesisë së partisë është të bëjë vendimet e duhura dhe të shikojë para për të qeverisur shqiptarët”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër anëtare e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar PD, Mimoza Hajdarmataj  është shprehur se Basha ka frikë nga Kuvendi, sipas saj Berisha nuk është kundër PD-së dhe në asnjë foltore të tij se ka përmenduar një gjë të tillë.

“Nuk është e ndeshmë që të trajtohet në këtë fortë, pasi debati nuk po zhvillohet brenda partisë se foltoret janë brenda saj. PD-ja është aset kombëtar dhe do e shëndoshë kjo që po ndodh, shqiptarët që e presin që PD të jetë në pushtet, por më shumë se e duam ne që jemi brenda kësaj shtëpie, unë i ftoj kolegët që anetemojnë kolegët e tjerë, ato që po shkojnë në foltore e kuptojnë se s’ka fjalë që dalin kundër parimeve të Partisë Demokratike por për vendimin personal me përjashtimin e Berishës nga Basha”, është shprehur ajo.

Debati ka vijuar më tej në studio nga mbështetësit e Bashës Hasa dhe anëtar i kuvendit kombëtar PD, Indrit Vokshi të cilët pohojnë se Basha e mori votëbesimin e tij në korrik dhe tashmë s’ska sens që të debatohet në lidhje me këtë.

Ndërsa nga ana tjetër Hajdarmataj dhe Aldo Bumçi theksojnë se nuk ka asgjë personale me Bashën, por deri më tani ai tregoi se ka dështuar në drejtimin e partisë ndaj është e nevojshme që mandati i tij të hidhet në votëbesim.

Pjesë nga debati i të ftuarve në studio:

Hajdarmataj: Kanë parimet,

Hasa: Kush janë parimet? A ishit ju këtu? A i dhamë të gjithë mbështetjen Bashës?

Hajdarmataj: Këto nuk mund të jenë justifikime për të mbrojtur Bashën,

Hasa: PD është forcë vlerash dhe bashkim individësh që ka sjellë sukses në 30 vite dhe është përtej interesave personale.

Hajdarmataj: Ne presim të na përfaqësosh për aksionin politik. Ne këtu nuk jemi në misionin për të mbrojtur Berishën dhe sulmuar Bashën por në këtë situatë jemi. Vendimi që mori ishte personal. Përjashtimi që i bëri Basha ishte një thikë pas shpine, pasi asnjëherë nuk kishte deklaruar se nuk do të dilte kundër SHBA, ai duhet të ishte prononcuar dhe të mos e fuste fare në lista Berisha.

Hasa: Ti ke qenë në Kuvendin Kombëtar të PD ku mund të zhvilloje debat.

Hajdarmataj: Ne nuk po e kuptonim vendimmarrjen vetëm, as me ju e as me ne të këshillit kombëtar. Çfarë e tremb kryesinë të mblidhet këshilli kombëtar?

Hasa: Kush është thelbi i mbledhjes ndryshimi i statutit.

Bumçi: Thelbi është se ska asgjë personale, por shqiptarët duan të shpëtojnë nga Rama dhe vetëm PD është forca që e sjell shpëtimin, por kjo PD me Bashën që e çoi dy herë në humbje kush do e shpetojë.

Hasa: Beteja është për të sjellë Berishën në PD

Bumçi ;Jo për të sjellë shpresën në PD.

Hasa: Cilën pjesë ka shkelur ?

Bumçi: Të votëbesohet

Hasa: Berisha ka qenë aty e ka votëbesuar Berisha aty ka qenë është vetëbesuar. Ju ishit të gjithë aty dhe e votëbesuat. A ishim para katër muajsh në tur në çdo degë të PD-së. Të gjithë e kemi mbështet.

Bumçi: E braktisi betejën për zgjedhjet , është kryetar dhe do e mbështesim por të zgjidhet me votëbesim.

Hasa: Sa duam që këtë aksion ta dërgojmë këtë diskutim në shina?

Bumçi: Si do e dërgojmë në shina kur ai nuk mbledh kryesinë, ai nuk mbledh asnjë forum nuk do diskutim.

Hasa: Ti si anëtar kryesie ke marr ndonjë iniciativë për të mbledh kryesinë, pasi mblidhet me kërkesë të anëtarëve. Ka procedura.

Hardajmataj: Jo nuk është e drejtë kjo

Hasa: E pyeta Bumçin se si anëtar të kryesisë pse nuk bëjnë kërkesë për të mbledhë kryesinë.

Bumçi: A e mori vendimin për largimin e Berishës kë institucion pyeti?

Hardajmataj : Endri kishte merak se cila pikë ka shkel Basha për përjashtimin e Berishës, por ai pse nuk lejon mbledhjen e kuvendit. Çfarë ju tremb ju që deri më tani 2/3 kanë firmosur për tu mbledhur kuvendi.

Hasa: Kush është i trembur këtu?

Bumçi: Po pse nuk e mblidhni pra.

Vokshi : Po hutohemi kot duke u marrë me një pikë.

Hajrdarmataj: Ju e keni merak se do e marrë apo jo Berisha,

Vokshi: Jo jo nuk e kemi merak,

Hardarmataj: Ty s’të pyeti njeri fare.