Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tym e flakë në gjithë vendin/ OSBE "fundos" Bashën dhe Kryemadhin, vjen deklarata e fortë dy ditë para protestës

Postuar: 19/06/2019 - 19:16

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.
 
Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.
 
Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 13:33

Deputeti socialist Sadi Vorpsi i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se Asambleja e PS që do të mblidhet pasditen e së martës, ka në fokus të saj analizën e zg

Postuar: 23/07/2019 - 13:19

Ish-deputeti Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama s

Postuar: 23/07/2019 - 12:26

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut pë

Postuar: 23/07/2019 - 12:20

Nenkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrug

Postuar: 23/07/2019 - 12:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dje një mesazh shumë të qartë për të gjithë pushtetarë

Postuar: 23/07/2019 - 11:27

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se procesi