Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U bashkua me amerikanët kundër ligjit të SHISH, Berisha “djeg” Leonard Demin, e përjashton nga lista

 U bashkua me amerikanët kundër ligjit të SHISH, Berisha “djeg” Leonard Demin, e përjashton nga lista

Postuar: 13/05/2013 - 10:32

Rreshtimi në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO dhe OSBE, kundër ligjit të Sali Berishës për kapjen e Shërbimit Informativ Shtetëror, i ka kushtuar shtrenjtë kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi. Tre vjet më parë, Leonard Demi, pati guximin dhe doli kundra ligjit të Sali Berishës që shkarkonte ish-kreun e spiunazhit shqiptar, Bahri Shaqirin, por hakmarrja e Berishës ka qenë e pamëshirshme. Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar listën e kandidatëve për deputetë për të larë hesapet me Leonard Demin, duke i ndërprerë këtij të fundit karrierën politike. Leonard Demi, një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike, është identifikuar si pro-amerikan, pro-perëndimor, komunikues, bashkëpunues me opozitën si dhe si një figurë e së djathtës që ka ditur të ruajë balancat në Komisionin e Sigurisë jashtë kualifikimeve politike. Edhe pse një profesionist korrekt me Partinë Demokratike, Leonard Demi nuk i ka shpëtuar dot reprezaljes së kryeministrit Berisha dhe familjes së tij në grupin parlamentar demokrat. Demi u ndëshkua dhe u poshtëruar nga Sali Berisha, duke u zëvendësuar me njerëz anonimë, me miq të Lulzim Bashës, me shokë të Argitës dhe Shkëlzenit. Leonard Demi u godit për arsyen e vetme se tre vjet më parë, me amerikanëve dhe projektit të Berishës për të kapitulluar SHISH siç edhe e kapitulloi më pas, zgjodhi të mbante anën e amerikanëve. Ai deklaroi publikisht votën kundra draftit që Berisha dhe Topalli kishin përgatitur për të marrë nën kontroll SHISH. Lufta përfundoi me tërheqjen e kryeminsitrit Berisha, por hakmarrja e tij nuk vonoi.

Lufta për sekretet

Si mos të mjaftonte dalja kundra projektit të Berishës, Leonard Demi, kohët e fundit, i hodhi më shumë benzinë zjarrit të zemërimit të kryeministrit Berisha. Ai bëri bashkëpunim me britanikët, propozoi një projektligj për kontrollin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimin Informativ të Ushtrisë, Kontrollin e Shërbimit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme dhe çdo organ tjetër spiunazhi, që është nën kontrollin dhe shërbimin e Sali Berishës. Por, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visha Lika fituan betejën me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demin, e bllokuan projektligjin për mbikqyrjen parlamentare të shërbimeve informtive. Tre të larg përmendurit, të akuzuar drejtpërdrejt nga Partia Socialiste për përgjimin e opozitës dhe ambasadorëve, lobuan fuqishëm tek kryeministrit Berisha për ta bllokuar draftin e deputetit demokrat, njëherësh kreu i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi.

Rebelohen të përjashtuarit

I spastroi me kujdes nga Parlamenti i ardhshëm dhe nga kupola e Partisë Demokratike, me qëllim për t’i hapur rrugën pasardhësit Basha dhe për ta deleguar pushtetin gradualisht në duart e fëmijëve, por ata, të përjashtuarit dhe të poshtëruarit nga lista e zezë e familjes, nuk do t’i binden fatit që u ka rezervuar Sali Berisha.  Edhe pse Berisha e ka mbajtur pezull listën e kandidatëve për deputetë në tavolinën e Lefterije Lleshit pikërisht për këtë moment, indinjata, zemërimi dhe ndjenja poshtëruese në radhët e të përjashtuarve është shumë e madhe. Lista e Berishës ka zënë në befasi sidomos Ilir Rusmalin, Fatos Hoxhën, Jemin Gjanën, Leonard Demin, Enkelejd Alibeajn, Mark Markun, Selami Xhepën, Viktor Gumin, Adriana Gjonajn, Fatos Bejën, Paulina Hotin dhe Tritan Shehun, të gjithë të përjashtuar  dhe të zëvendësuar me shokët e Lulzim Bashës, Argitës dhe Shkëlzenit. Pas mbirjes së fillimit, të lartpërmendurit kanë nisur të reagojnë. Edhe pse publikisht ende nuk asnjë akuzë dhe pakënaqësi, përveç Mark Markut, të përjashtuarit kanë nisur të organizohet, për të reaguar më pas publikisht.

Lista e PD, larje hesapesh me kundërshtarët

Lista klanore, hakmarrëse dhe familjare e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike është vetëm hapi i hapi i parë, por i sigurt, i Sali Berishës, për të deleguar gradualisht pushtetin në duart e fëmijëve dhe të kandidatit kryesor për pasardhës, Lulzim Bashës. Kryeministri Sali Berisha ka pritur momentin e hartimit të listës së deputetëve për të shkatërruar pa mëshirë dhe në mënyrë përfundimtare klanin e Jozefina Topallit në Partinë Demokratike. Ashtu siç edhe eliminoi grupin e Bamir Topit para zgjedhjeve të 2009, katër vite më vonë, Sali Berisha ka shkërmoqur një tjetër grup në partinë e tij, i cili ishte bërë pengesa më e rrezikshme në rrugën e Lulzim Bashës për t’u ngjitur drejt kreut të PD. Kështu, lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, më shumë se një listë përfaqësuese e vlerave më të mira të së djathtës, ngjan me një larje hesapesh mes klaneve në selinë blu dhe si reflektim i fustës së nëndheshme për pasardhësin e liderit absolut, Sali Berishës. Adriatik Doçi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:16

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ndali vëmendjen e saj ditën e djeshme tek sistemi peniten

Postuar: 21/08/2019 - 08:14

Bashkia e Shkodrës ka vënë përballë një sfide shumë institucione për të zgjidhur ngërçin e krijua

Postuar: 21/08/2019 - 08:11

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në detyrën e saj, duk

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.