Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U dënua për shpifje ndaj Veliajt, reagon Albana Vokshi dhe zbulon lëvizjen e radhës të PD: S’ma mbyllin gojën, kam dokumente të tjera!

Postuar: 10/10/2019 - 14:52

Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë e ka dënuar sot ish-deputeten Albana Vokshi për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe do t’i detyrohet t’i paguajë 1 milionë lekë. Menjëherë pasi u dha vendimi, Albana Vokshi ka reaguar duke akuzuar gjyqtaren që e dha këtë vendim dhe shprehet se do ta apelojë.

Vokshi e cilëson absurd vendimin, pasi sipas saj nga 'njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim'.

Megjithatë Vokshi shprehet se 'PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve'.

Veliaj e paditi Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata qe ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD se po mbledh të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte.

Postim i plotë i Albana Vokshit

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt.

Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim. Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës.

Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas! As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë që janë anëtare këshilli nëpër bashkitë e Shqipërisë.

Postuar: 22/10/2019 - 18:27

Demokrati Aldo Bumçi tha se vendi është në reanimacion dhe kërkohet një ndërhyrje urgjente sipas

Postuar: 22/10/2019 - 18:16

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament

Postuar: 22/10/2019 - 18:10

Muaj tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.Kryeministri ka

Postuar: 22/10/2019 - 17:58

Liderët e Bashkimit Europian ripërsërisin kritikat e tyre për mos hapjen e negociatave të anëtarë

Postuar: 22/10/2019 - 17:49

Ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se duhet të protestojmë për mos hapjen e negociatave sepse kjo

Postuar: 22/10/2019 - 17:47

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet e fundit politi