BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

U dhunua nga truprojat e Thaçit, aktivisti nga Kosova merr vendimin e menjëhershëm

U dhunua nga truprojat e Thaçit, aktivisti nga Kosova merr vendimin e

Aktivisti Veron Hasani ka iniciuar padi në polici për truprojat e Presidentit Hashim Thaçi, të cilët e dhunuan pasditen e sotme sepse ai e quajti presidentin “hajn”.

Hasani ka thënë se truprojat e presidentit Hashim Thaçi i janë sulur atij dhe shokëve dhe i kanë dhunuar, ndërsa shtoi se nuk ka pasur komunikim verbal me truprojat derisa ata e kanë sulmuar pa u prezantuar.

“Kemi shkuar në QKUK për t’u trajtuar. Do t’i ndjekim penalisht ata persona për dhunën e ushtruar ndaj meje. Nuk kam pasur komunikim. Ata erdhën drejt nesh pa i njohur fare kush janë”, tha ai

Aktivisti thotë se nuk kanë pasur qëllime për ta sulmuar Thaçin por vetëm për t’i shprehur disa mesazhe. Ndërkohë avokati i Hasanit, Tomë Gashi thotë se tashmë është iniciuar rasti ndaj dy truprojave të Thaçit dhe se Veron Hasani është ftuar si i dëmtuar e jo si i dyshuar.

Më të lexuarat