Politike

“U jam mirënjohës të gjithë patronazhistëve”, kryeministri Rama del me mesazhin e prerë për zhurmën e krijuar për të dhënat personale të qytetarëve: Kur hyn në fushën e lojës...

“U jam mirënjohës të gjithë

Kryeministri Edi Rama nga një takim elektoral që po mban me të rinjtë e qytetit të Durrësit, foli edhe për patronazhistët të cilët akuzohen se kanë nxjerrë të dhënat e personale të qytetarëve.

Rama tha se është deformuar kuptimi i patronazhistit, ndërsa tha se PS është një familje e madhe me të angazhuar që punojnë pas pune vullnetarisht. Kryeministri u shpreh se u është mirënjohës pasi ata punojnë derë më derë për të fituar zemrat e qytetarëve.

“Kanë zbuluar fjalën patronazhist dhe e sjellin vërdallë duke e deformuar kuptimin e saj. Ata nuk e dinë që PS është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi për te pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëz të zakonshëm të vendit.

Beteja e përditshme e PS është për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj çuditen sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen, të dikujt që mendon që kujton  se i takon fitorja dhe se është i fituar. Kur hynë në fushën e lojës me ne fillojnë edhe kuptojnë se nuk është aq e lehtë. Kur bie bilbili shohin tabelën dhe është 74-78. Për të gjitha gjërat që kemi bërë besimin që transmetojmë se PS është e vetmja forcë që mund ta çojë në majë por edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama, PS nuk janë disa ministra apo disa deputetë që për shkak të pozicionit janë të ekspozuar. PS është një rrjet i tërë i organizuar njerëzish, mendjesh që janë në të gjithë Shqipërinë. Të angazhuar për ta komunikuar mesazhin dhe për ta marrë rezultatin.

U jam mirënjohës të gjithë patronazhistëve dhe aktivistëve të PS. Fitorja jonë është një fitore që krijohet nga puna, vendosmëria i gjithë këtyre qelizave të organizimit tonë,” tha Rama.

Më të lexuarat