
Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

U kërcënua me jetë? Veliaj bën deklaratën e fortë dhe flet me emra: Thanë do vrasim kreun e Bashkisë! Ky person i skeduar nga policia...

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2022

Në një takim me përfaqësues të linjave ajrore që operojnë kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi sërish tensionet në rrugët ‘5 Maji’, pas prishjes së banesave në kuadër të Rindërtimit, teksa tha se asnjë trafikant apo kriminel nuk mund ta ndalojë punën e nisur aty për strehimin e të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“Ne nuk mund të kemi sot hapësira, qoftë edhe tek Bregu i Lumit, që të zaptohen nga të fortët që thonë: Nuk dua të bëhet rruga, nuk dua të bëhen pallatet për tërmetin, sepse i kam zënë unë. Për gjithë kolegët e medias, nëse bëni një kërkim në Google me fjalët ‘Vëllezërit Marku/OFL’, do të shikoni se ata që sot thanë se do të vrisnin kryetarin e bashkisë, tashmë u janë sekuestruar 5 milionë euro prona dhe 18 makina. Si ka mundësi që dikush që është kriminel i skeduar mund të kanosë këdo, përfshirë kryetarin e Bashkisë, apo forcat e policies, apo inspektorët, apo ata që janë për t’i shërbyer publikut? Koha kur laci, i forti, zaptuesi, krimineli, trafikanti bënte ligjin në këtë qytet, ka mbaruar. Nuk ekziston më”, theksoi Veliaj.
Ai u shpreh se ka ikur koha e viteve ’90, kur persona të skeduar nga drejtësia bënin të fortin. “Koha kur ne tërhiqemi me të fortin që vinte nga vitet ’90, me targa të huaja, me timonin në anën tjetër, apo me atë të piramidave të ’96, apo me rrugaçin e ’97, apo me atë që merrte tankun dhe shkonte drejt qeverisë në ’98, është kohë e kaluar. Jemi në vitin 2022, flasim për Kryeqytetin Evropian të Rinisë, ndërkohë dikush i skeduar nga policia ka folur sot me orë të tëra dhe asnjë nga mediat nuk pyeti: Ore kush është ky? Si mund të japim me orë të tëra në televizor një kriminel, të cilit policia ia ka konfiskuar pasurinë dhe është nën hetim, si “grabitqarë”, “peshkaqenë” fajdesh? Jepnin fajdet, pastaj shkonin i kërcënonin, i vrisnin dhe ky thotë që do bëjë vetëgjyqësi me kallash e acid?!”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se kriminelët dhe trafikantët nuk kanë asnjë shans që të përcaktojnë axhendën e qytetit. “Kush është më i forti në këtë qytet? Rrugaçi, zaptuesi, kërcënuesi, krimineli, trafikanti apo ai çuni e goca që del me dhjeta, që punon në mënyrë të ndershme?! Sa të jem unë kryetar bashkie, asnjë kompromis! I kam parë unë të gjitha, me media, edhe trafikantë droge, edhe këto portalet që vënë gjoba, duhet ecur përpara dhe duhet dhënë mesazhi që në vitin 2022, paligjshmëria, rrugaçëria, krimineli, trafikanti nuk cakton axhendën e qytetit. Axhendën e qytetit, sidomos këtë vit, do ta caktojnë të rinjtë tanë, çunat e gocat e shkëlqyer të Tiranës, që nuk i kanë borxh askujt”, deklaroi Veliaj.
Më të lexuarat


Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

“Berisha e tundi PD-në”, Paloka e pranon: Opozita nuk është mjaftueshëm e...

Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj zbulon hapin e radhës, ja çfarë do të ndodhë nesër

Presidenti/ Nano bën deklaratën e fortë: Është kollaj të jesh si Ilir Meta, ai që do vij ta ngrejë stekën lart

Ministrja e Ramës zë e para vendin në tribunën e stadiumit “Air Albania” për të parë finalen e Conference League

Finalja e Konferencë Ligës, Rama publikon videon, bën të ditur numrin e vizitorëve që kanë hyrë në vend

Berisha në krye të PD-së, Basha vijon takimet me demokratët, ja ku është ndalur sot (Foto)

Në prag të finales së Conference League, Meta ndan mesazhi e rëndësishëm

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…
