BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Politike

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e

Gazetari kosovar Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të fortë krahas çështjes së shumë përfolur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

I ftuar në emisionin “Çim Peka live”, Zeka tha se një zyrtar i huaj u ka bërë shantazh biznesmenëve kosovarë për t’i hequr nga të ashtuquajturat lista të zeza që gjoja dispononin për ta, shërbimet sekrete amerikane, zyrtar që identifikohet si ‘djali i FBI’.

Zeka zbulon se një person i quajtur Faik Ymeri, i cili ishte kontakti i Agron Nezës, u ka kërkuar biznesmenëve kosovare deri në 10 milionë euro, në mënyrë që t’i hiqte emrat e tyre nga lista e zezë.

Drejtuesi i emisionit, analisti Çim Peka, shfaqi mesazhin e një kolegu në të cilin flitej për mënyrën se si organizoheshin këto takime dhe pyeti gazetarin Zeka nëse kishte të vërteta në to.

Peka: Nëse ju besoni se realisht janë zhvilluar këto takime apo jo, dua në ekran mes meje dhe z. Zeka këtë bisedë (tregon mesazhin më poshtë):

“Ideja është që ata kishin letra origjinale nga djali i FBI, nga McGonigal; thjesht ndryshuan emrat në to dhe i përdorën për t’u treguar njerëzve se do të futeshin në listën e zezë nga SHBA dhe nëse paguanin, mund të ndalohej.”

“Pyetja ime është se çfarë do të thotë kjo? Djali i FBI i shantazhonte me dosje origjinale duke vendosur emrat?”

“Djali i FBI, sipas kolegut, kishte akses në dosjet origjinale të përdorura në listën e zezë të rusëve nga SHBA, i morën ato dhe i ndërruar emrat me emra shqip, politikanësh apo biznesmenësh shqiptarë është ideja dhe thotë kjo është një gjë shumë egër. Një kthesë e re është se djali i FBI në Tiranë, partnerët e tij, kishin letra që dukeshin të ligjshme, logon e FBI, që do t’ua prezantonin biznesmenëve nëpër qytet, të cilët mund të dyshoheshin se bënin gjëra që mund të futeshin në listën e zezë nga ne. Më pas ata do të afronin një takim me djalin e FBI, zakonisht në Vjenë, ku biznesmenët e frikësuar do të inkurajoheshin të paguanin partnerët 1 deri në 5 milionë.”

Peka (vazhdon): Ky është pretendimi i një kolegu ku mendohet se në Vjenë është kryer ky operacion. Në fakt, edhe në dosjen e Departamentit të Drejtësisë flitet për takimin në Vjenë të një politikani biznesmen shqiptar me McGonigal. Me aq sa ju e keni njohur, nga takimi që keni pasur me McGonigal, nga takimi që keni pasur me Agron Nezën, i besoni këtij operacioni mashtrimi?

Milaim Zeka: Unë, në mënyrë absolute nuk mund të deklaroj asgjë për Çarlin, por mund të deklaroj për kontaktin e Agron Nezajt, i cili mbase ka qenë viktimë, por të gjitha këto dokumente të falsifikuara me vulën e FBI, edhe me vulën e CIA-s amerikane janë përdorur nga një person në Bruksel me emrin Faik Ymeri, i cili i ka futur të gjithë në lojë dhe ka kërkuar deri në 10 milionë euro haraç, dëmshpërblim, nga biznesmenë të Kosovës për t’i hequr nga listat e zeza.

Sigurisht që ky njeri është thirrur në shefin e FBI, sigurisht po them, por kjo është duke u hetuar nga agjentët e NATO-s në Bruksel, është duke u hetuar nga CIA amerikane dhe nga FBI sepse ky person i ka shantazhuar shumë biznesmenë dhe po them vetëm një emër: e ka shantazhuar grupin e kompanisë “Devolli”, njerëzit më të fuqishëm në Kosovë. Dhe unë e besoj se është e mjaftueshme kjo.