BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Politike

Trazirat, Paloka kundër grevës së urisë, komenton ngjarjet në Kuvend: Garda u hoqi dhe rripat e pantallonave deputetëve dhe...

Trazirat, Paloka kundër grevës së urisë, komenton ngjarjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se flaka dje në Kuvend, ishte simbolike. Gjatë një interviste televizive ai u shpreh se garda është duke shkelur ligjin pasi sipas tij është futur në Kuvend pa arsyer dhe se po u bën kontrolle fizike deputetëve.

Ai tha se opozita nuk do ta ndalë aksionin e saj, por shtoi se nuk është pro grevës së urisë, sepse sipas tij kjo e fundit do të bëhej për sensibilizim, por sensibilizimi për Palokën është arritur dje në Kuvend.

Sipas tij tani është koha që të veprohet për të arritur qëllimin, atë të rrëzimit të Edi Ramës nga qeveria, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta.

Pjesë nga deklarata e Palokës:

Ishte bllokuar nga garda edhe podiumi. Kjo është një shkelje skandaloze e ligjit. Kemi kaq kohë që garda hyn në sallë dhe bllokon deputetët pa nisur akoma seanca.

Garda mund të ndërhyjë kur i vihet flaka Kuvendit, sigurisht siç ndërhyri dhe u lejua edhe nga. Çfarë ndodhi më parë? Na kontrolluan edhe fizikisht, disa deputetëve janë hequr dhe rripat e pantallonave. E gjithë kjo se do vinte të fliste Rama, për t’i krijuar mundësi atij që të shante opozitën. U kontrolluan dhe çantat grave dhe e patë sa efekt kishin. Flaka dje ishte simbolike.

Sot jemi në rrugën e duhur si opozitë, jo për të ndaluar vjedhjen e tyre, se nuk e ndalojmë dot po nuk u çuan shqiptarët…

Nëse mazhoranca pranon të drejtat tonë kushtetuese, sjellja jonë do jetë ndryshe. Por shqiptarët duhet të dalin, vetëm protestat dhe rrëzimi i kësaj qeveria do të sjell ndryshimin në Shqipëri.

 Për grevën e urisë, është përmendur dhe është propozuar, por unë nuk jam ndonjë tifoz i madh. Nuk jam as kundër, jam tifoz për të bërë gjithçka, por duhet të përcaktojmë një qëllim dhe vullnet për të arritur. Nëse i kemi këto të dyja… ne sot kemi një qëllim. Sigurisht edhe greva ka synim sensibilizimin, se nuk është se do rrëzosh qeverinë. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë. Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë.

Rama e pa dhe dje që nuk na ndalon dot. Kështu që o t’i thërrasë mendjes dhe të hapë rrugë  e të thyejë qafën, ose të presë t’ia thyej qafën shqiptarët.

Protestat do të nisin në momentin më të përshtatshëm.

 

Më të lexuarat