BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Gossip

U largua papritur nga 'Përputhen' dhe ‘braktisi’ Tean, Andi i befason të gjithë me veprimin e fundit

U largua papritur nga 'Përputhen' dhe ‘braktisi’

Andi prej një jave ka munguar në "Përputhen". Në puntatën e djeshme moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se ai ka refuzuar komunikimet me produksionin dhe nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit duke lënë kështu edhe Tean, me të cilën sapo kishte krijuar çiftin e parë në emision.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora. Ndërkohë Tea tregoi se ai ka hatërmbetje me produksionin.

“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes Ëhats App-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij", u shpreh Tea.

Andi nuk ka reaguar ende, por pak më parë me një postim në Instastory ka përcjell një mesazh që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

“Dashuria ndaj vetes është pika e dobët ë të gjitha qenieve njerëzore”, shkruhet në mesazh, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje më produksionin dhe hatërmbetjet e tij.

U largua papritur nga 'Përputhen' dhe ‘braktisi’

 

Më të lexuarat