BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

U largua përfundimisht nga LSI, Luan Rama del me reagimin surprizë: Nuk është kohë për të pritur, por...

U largua përfundimisht nga LSI, Luan Rama del me reagimin surprizë:

Luan Rama ka bërë një reagim me rastin e 17-vjetorit të themelimit të LSI, ndonëse pak ditë më parë njoftoi largimin nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Luan Rama thotë se tashmë është koha për t’u ringritur dhe jo për të pritur.

“Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri. LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

17 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,

lindi si besim,

lindi si ndryshim.

Lindi për të qenë lëvizje.

Është koha për t’u ringritur,

Nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.

LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.

Më të lexuarat