Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U përjashtuan nga lista, 35 deputetë bllokojnë Parlamentin, Berisha dhe Topalli pezullojnë punimet

 U përjashtuan nga lista, 35 deputetë bllokojnë Parlamentin, Berisha dhe Topalli pezullojnë punimet

Postuar: 14/05/2013 - 10:43

Parlamenti i Shqipërisë duket se nuk do të mblidhet më para zgjedhjeve të 23 Qershorit. Ndryshe nga çfarë u parashikua në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli kanë vendosur të mbyllin Kuvendin e Shqipërisë para datës 25 Maj, datë kur mbaron edhe legjislatura. Gjithçka lidhet me zyrtarizimin e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike si dhe me reaksionin që ka prodhuar kjo listë klienteliste, klanore, familjare dhe hakmarrëse. Jozefina Topalli dhe Sali Berisha kanë vendosur të mbyllin para kohe Parlamentin, pasi 35 deputetët e Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga lista, jo vetëm që nuk votojnë më asnjë ligj të Berishës, por ata nuk do të marrin pjesë as në seancë plenare. Para zyrtarizimit të listës, Berisha dhe Topalli nuk caktuan një datë për mbylljen e punimeve të Kuvendit, me qëllim për të miratuar edhe disa ligje klienteliste si dhe për të krijuar mundësinë e plotësimit të vendeve vakante në KQZ, nëse do të arrihej një marrëveshje me opozitën. Por, gjithçka tashmë është e bllokuar dhe e ngrirë, për shkak të qejfmbetjeve dhe zemërimit të 35 deputetëve aktual të Partisë Demokratike, të cilëve Berisha u ka ndërprerë karrierën politike, duke e kaluar partinë në duart e fëmijëve, pasardhësit Lulzim Basha dhe një rrethi të ngushtë klientele dhe besnikësh. 35 deputetët e përjashtuar kanë ndërprerë çdo kontakt me kupolën e Partisë Demokratike, ndërsa votat e tyre nuk mund të përdoren më nga Sali Berisha, siç i përdori katër vite me radhë për të kapur institucionet e pavaruara si dhe për të miratuar ligje për interes të oborrit familjar. Tashmë, mazhoranca e Sali Berishës, nga 74 deputetë që ishte në fillim, është rrudhur në 30 deputetë. Edhe pse pritej që paraditen e djeshme të mblidhej Parlamenti, gjithçka është pezulluar pas tronditjes së listave. Ndërkaq, me dhjetëra projektligje, të parashikuara në kalendarin e punimeve të Kuvendit, do të mbeten pezull për legjislaturën e ardhshme që do të nisë në muajin shtator me Parlamentin e ri. Në faqen e Kuvendit të Shqipërisë janë listuar me dhjetëra projektligje të pamiratuara, kryesisht nisma të Këshillit të Ministrave dhe të disa grupeve deputetësh. I vetëdijshëm për shpërbërjen e grupit aktual, Berisha ka urdhëruar Topallin për pezullim e çdo seance të parashikuar, për të evituar përçarjen dhe rënien e mazhorancës së tij të arnuar në Kuvend. Ndërkaq, komisioni i 21 Janarit dhe komisioni i veshit mund të themi se kanë dështuar zyrtarisht, pasi Kuvendi jo vetëm që nuk mund të miratojë raportet e këtyre dy komisioneve, por as nuk mund të shtyjë afatet për këto dy komisione.

Ngrijnë komisionet parlamentare

Reprezalja e Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat, ka futur në krizë edhe komisionet e përhershme parlamentare. Edhe nëse do të ketë një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për KQZ, Komisioni i Ligjeve do ta ketë shumë të vështirë të mblidhet, për shkak se Berisha e ka përjashtuar nga listat kryetarin dhe anëtarët më të rëndësishëm të këtij komisioni. Kryetari i komisionit më të rëndësishëm në Kuvend, pra i Komisionit të Ligjeve, është përjashtuar nga lista. Berisha ka përjashtuar gjithashtu edhe anëtarët më të rëndësishëm të Komisionit të Ligjeve, si Enkelejd Alibeaj, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Arenca Trashani, Paulina Hoxha etj. Gumi dhe Alibeaj njihen si juristët më të mirë të së djathtës. Ndërkaq, Berisha ka përjashtuar nga lista edhe kryetarin e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Po ashtu, Berisha ka përjashtuar edhe kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme, Fatos Bejën. Berisha ka përjashtuar edhe kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Leonard Demin. Berisha ka zhvendosur në zonën e rrezikshmërisë edhe ish-kryetarin e Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehun.

35 deputetët e spastruar nga lista

1.    Adriana Gjonaj
2.    Arenca Trashani
3.    Astrit Bushati
4.    Vath Tabaku
5.    Enkelejd Alibeaj
6.    Fatbardh Kadilli (zonë rreziku)
7.    Fatos Beja
8.    Fatos Hoxha
9.    Gjok Uldedaj (zonë rreziku)
10.    Ramiz Çobaj
11.    Ndriçim Babasi
12.    Ilir Bano
13.    Ilir Rusmali (zonë e rrezikuar)
14.    Jemin Gjana
15.    Kreshnik Çipi
16.    Lajla Përnaska
17.    Ledina Aliolli
18.    Leonard Demi
19.    Luan Skuqi
20.    Mark Marku
21.    Osman Metalla (zonë e rrezikuar)
22.    Paulina Hoti
23.    Rajmonda Bulku
24.    Rrahim Çota
25.    Selami Xhepa
26.    Sybi Hida
27.    Tritan Shehu (zonë e rrezikuar)
28.    Vasillaq Ngresi
29.    Viktor Gumi
30.    Ylli Lama
31.    Koço Barka
32.    Aurel Bylykbashi (zonë e rrezikuar)
33.    Mehmet Xheka (zonë e rrezikuar)
34.    Ismail Hoxha
35.    Rajmond Hoxha

Ja si u ndëshkua komisioni i veshit

Menduan se, duke u bërë pjesë e një loje qesharake të orkestruar nga Sali Berisha kundra Edi Ramës, do t’i hynin më shumë në zemër Berishës dhe do të siguronin një vend në listat e Partisë Demokratike sipër vijës së sigurisë, por ndodhi krejt e kundërta. Bëhet fjalë për anëtarët e komisionit hetimor, i ngjirur me shpejtësi nga Sali Berisha, për të veshin e Egin Cekës, djalin e Neritan Cekës, diplomat në Vjenë. Pas shkatërrimit të klanit të Jozefina Topallit nga Shkodra deri në Tiranë, Sali Berisha ka goditur edhe anëtarët e komisionit hetimor për incidentin e Vjenës mes kryetarit të opozitës, Edi Rama dhe diplomatit Ceka, ku Rama akuzohet se i ka tërhequr veshin. Ndryshe nga ç’pritej, Berisha ka goditur disa anëtarë të komisionit të veshit, duke mos i përfshirë në listën fituese të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 23 Qershorit. Edhe pse anëtarët u bindën me verbëri dhe u angazhuan maksimalisht për të luajtur sipas udhëzimeve të kryeministrit, ky i fundit i ka ndëshkuar.

Berisha fundos klanin e Topallit

Lista klanore, hakmarrëse dhe familjare e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike është vetëm hapi i hapi i parë, por i sigurt, i Sali Berishës, për të deleguar gradualisht pushtetin në duart e fëmijëve dhe të kandidatit kryesor për pasardhës, Lulzim Bashës. Kryeministri Sali Berisha ka pritur momentin e hartimit të listës së deputetëve për të shkatërruar pa mëshirë dhe në mënyrë përfundimtare klanin e Jozefina Topallit në Partinë Demokratike. Ashtu siç edhe eliminoi grupin e Bamir Topit para zgjedhjeve të 2009, katër vite më vonë, Sali Berisha ka shkërmoqur një tjetër grup në partinë e tij, i cili ishte bërë pengesa më e rrezikshme në rrugën e Lulzim Bashës për t’u ngjitur drejt kreut të PD. Kështu, lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, më shumë se një listë përfaqësuese e vlerave më të mira të së djathtës, ngjan me një larje hesapesh mes klaneve në selinë blu dhe si reflektim i fustës së nëndheshme për pasardhësin e liderit absolut, Sali Berishës. Adriatik Doçi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.