BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Politike

U përfol se nuk do t’i lejohej futja në zgjedhje për shkak të një dënimi me kusht! “Vetëvendosje” zbulon emrat e kandidatëve për deputetë, a është në listë Albin Kurti?

U përfol se nuk do t’i lejohej futja në zgjedhje për shkak

Mbrëmjen e kësaj të mërkure dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka publikuar emrat e 8 kandidatëve të cilët do të garojnë për deputet në zgjedhjet që do të zhvillohen në muaji shkurt.

Lisat me tetë anëtarë kryesohet nga Albin Kurti i cili është edhe kandidati për Kryeministër në Republikën e Kosovës. Ndërkohë mes të përzgjedhurve nga VV për deputet janë emrat si Liburn Aliu; Arben Vitia; Xhelal Sveçla; Glauk Konjufca; Fitore Pacolli; Albulena Haxhiu; Hatixhe Hoxha:

Emrat janë bërë publik nga Atdhe Arifi, aktivist i VV-së përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Na priftë e mbara, me Albinin përpara!”, ka shkruar Arifi. Pritet që deri ditën e shtunë edhe partitë e tjera të hartojnë listat e kandidatëve për deputetë, që më pas do t’i kalojnë për certifikim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët në mediat e Kosovës kishte pasur raportime se Kurtit nuk do t’i lejohej kandidimi si deputet, për shkak të një dënimi me kusht.

Më të lexuarat