Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U përfol si kryeministre e qeverisë teknike, Evis Kushi reagon menjëherë dhe shuan zërat

Postuar: 20/04/2019 - 15:15

Deputetja socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi iu ka dhënë fund zërave që e projektonin Kushin si një nga kandidaturat e mundshme për të marrë drejtimin e qeverisë në raste se vendi kalon me një qeveri teknike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kushi thotë se qeveria është legjitime po ashtu edhe parlamenti.

Deputetja e qarkut të Elbasanit, thotë se nuk ka asnjë dyshim se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në vitin 2021.

Reagimi i plotë:

Qeveria është legjitime dhe Parlamenti është legjitim, bazuar kjo në Kushtetutën e Shqipërisë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë që votuan Partinë Socialiste me 74 mandate në qershor të vitit 2017. Prandaj nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e përgjithshme të radhës do të zhvillohen në vitin 2021 ndërsa zgjedhjet lokale në 30 qershor të këtij viti.
Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Taulant Balla, Sekretarin për Mediat dhe Shoqërinë Civile, deputetët e Qarkut Elbasan, Prefektin, Kryetarët e Bashkive dhe kryetarët e PS të Qarkut Elbasan, lançuam platformën e re bashkiteqeduam.al dhe nisëm punën për përgatitjen e fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit.
#EgjitheVemendjaTekNjerezit #BashkiaQeDuam.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:00

Bashkia Tropojë është fituar nga Rexh Byberi, i cili mori zyrtarisht detyrën javën e shkuar pas konstituuimit të këshillit dhe betimit të Byberit para tij.

Postuar: 22/08/2019 - 18:07

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtet

Postuar: 22/08/2019 - 17:46

Pas Elia Zaharisë, kryeministri Rama publikoi qëndrimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili

Postuar: 22/08/2019 - 16:10

Ish-kreu demokrat në Kukës, një nga kritikët e fortë të Lulzim Bashës, Ibsen Elezi, ka reaguar li

Postuar: 22/08/2019 - 15:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka filluar të afrojë pranë vetes Greqinë.

Postuar: 22/08/2019 - 14:55

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e para 1 jave në Porto Palermo,

Postuar: 22/08/2019 - 14:36

Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti sot një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e ri gjerm