BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Politike

U plagos në protestën e “21 Janarit”, gazetari Fatos Mahmutaj tregon detajet: Isha ngjitur me Hekuran Dedën

U plagos në protestën e “21 Janarit”, gazetari Fatos

Një ndër personat për të cilët kërkohet rihetim nga policia, është ajo e plagosjes së gazetarit Fatos Mahmutaj. Ky i fundit në protestë mori një plumb në dorë. Dje ai ka folur në një intervistë televizive, ku dha detaje nga ngjarja dhe plagosja e tij. “Kisha afër meje të ndjerin Hekuran Deda. Kokat tona ishin 2-3 cm larg njëra-tjetrës. Mua plumbi më kapi në dorë, te dora që mbaja telefonin në vesh sepse isha në raportim “LIVE” dhe më dogji te qafa, shpoi jakën e xhupit. Ndërsa plumbi i radhës kapi Hekuran Dedën. Koka e tij ishte 2-3 centimetra larg nga veshi im kur e kapi plumbi. Ndoshta ishte i njëjti plumb ose plumbi i radhës, nuk e di. Unë ndodhesha në platformën që kolegët e Top Channel kishin vendosur për të raportuar protestën. Në atë moment ishte braktisur nga gazetarët e tjerë, isha vetëm unë dhe rreth 20 persona, të cilët për kuriozitetin e tyre bënin video me celular, ishin thjesht kureshtarë”, tha ai. Ai tregon se të shtënat erdhën nga dy drejtime. “Nga hyrja e bodrumit të Kryeministrisë që më pas mora vesh që ishte pozicionuar Agim Llupo dhe nga tarraca e Kryeministrisë, që më pas kuptova që ishte shefi i sigurisë i Kryeministrit të kohës, që qëllonte me pistoletën e Ndrea Prendit. U qëllua aty se dendësia e njerëzve ishte jashtëzakonisht e madhe. Këmbët e mia ishin pak jashtë platforme dhe isha mbështetur te protestuesit e tjerë. Njëri prej tyre ishte Hekuran Deda. Para këmbëve tona, poshtë platformës u plagosën tre persona. Diku aty afër ishte Aleks Nika. Në perimetrin 3-4 metra rreth nesh ishte numri më i lartë i viktimave dhe të plagosurve”, tha ai. Mahmutaj shprehet pesimist për zbardhjen e çështjes dhe dënimit të fajtorëve të 21 janarit. “Nga përvoja si gazetar i gjyqësorit e dija që kjo çështje kështu do të përfundonte. Kjo çështje nuk ka nevojë për t’u zbardhur sepse është zbardhur. Janë publikuar autorët e vrasjeve me video. Duhet thjesht që drejtësia të jepte verdiktin e saj. Drejtësia nuk ka dhënë verdikt asnjëherë. Ka dhënë disa vendime qesharake. Është turpi i radhës i drejtësisë. Erdhi puna që në 21 janar të bëhet show i radhës dhe kaq. Me këtë lloj sistemi dhe këta gjykatës do të mbetet kështu, homazhe çdo 21 janar dhe kaq”, tha gazetari dje në “TCH”.

Më të lexuarat