BREAKING NEWS

Najada Çomo do jetë kandidate e PS! Rama i bën kërkesën e papritur ‘live’: Nxora një sekret...

Najada Çomo do jetë kandidate e PS! Rama i bën
x

Politike

"U shtanga dhe mendova se do kriste pushka", Kreshnik Spahiu tregon ngjarjen më të hidhur në politikë dhe bën parashikimin e bujshëm për Lulzim Bashën

"U shtanga dhe mendova se do kriste pushka", Kreshnik Spahiu tregon

Mark Marku do të jetë drejtuesi politik i PD në Lezhë. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që postin e rëndësishëm për drejtimin e qytetit të Lezhës tia besojë Markut.

Pas tij, u emëruan dhe drejtuesit politik të qarqeve Fier, Vlorës dhe Elbasanit, respektivisht Enkelejd Alibeaj në Fier,  ish-kreu i KLSH Bujar Leskaj në Vlorë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhit, qarkun e Elbasanit.

Për analistin Kreshnik Spahiu "zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të fillojë ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës."

Postimi i plotë i Spahiut

5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë.

Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë, e cila ishte shkaktuar nga “brekët e grisuara të Shukriut”, ish- kryetarit të Bashkisë.

 brengosur nga ngjarja perverse vendosa të mbështesja Sherefedin Shehun, për të cilin unë ende kam shumë respekt.

Sapo mbërrita në hotelin në qendër të Peshkopisë, dëgjova ulërimat e pronarit, i cili shante me nënë dhe babë disa persona.

U shtanga dhe mendova se do kriste pushka.

Dyshova mos ishte ndonjë bandë hajdutësh që i kishte vjedhur, por jo, isha gabuar.

U afrova të ndihmoja pronarin që e njihja paksa dhe t’i vija në ndihmë, por u befasova.

Në tavolinën që po shaheshin ishte kryesia e Partisë Demokratike, dy nënkryetarët, sekretarët dhe 10 anëtarët e Kryesisë.

Nuk ishte mbledhje. Thjesht ishin n? verandë me gota përpara.

Pronari vazhdonte të ulëriste dhe i kërkonte njërit prej tyre të largohej nga hoteli.

“O pis, o maskara, o batakçi që shkatërrove Partinë Demokratike”

“ O plehrë që ke dy javë që pi vetëm raki dhe nuk bën asnjë mbledhje.”

E tërhoqa pronarin e hotelit veç për të shmangur përplasjen fizike dhe e pyeta:

-Çfarë ka ndodh?

Ai më tha:

-Këta derra hanë dhe pinë pa paguar, dhe e diskredituan Partinë Demokratike. Nuk punojnë fare.

Kanë ardhur gjoja për fushatë dhe ma mbaruan fuçinë e rakisë dhe gjithë qoftet apo jufkat e qytetit.

Këta hanë dhe pinë si derra 12 orë.

Pas pak na u desh ta bindnim “drejtuesin” e Partisë Demokratike të largohej nga hoteli, se në të kundërt do ndodhte skandal.

Ishte moment tragjik, që më ka lënë një shije të hidhur.

“Burri me thinja” mbushi valixhet me zhelet e tij dhe në sy të qindra klientëve iku në një hotel tjetër.

Aq e rëndë ishte ngjarja, sa mua më vjen shumë rëndë t’ja publikoj emrin dhe po e ruaj disi për etikë.

Mu kujtua kjo ngjarje, tek po lexoja emrat e drejtuesve të listave për deputetë në disa qarqe të opozitës shqiptare.

Ishin të njëjtat emra dhe figura që i përzuri pronari i hotelit në Peshkopi.

I lexova dhe kujtova ngjarjen e pijanecëve ordinerë, që nuk fituan dot garën as kundër brekëve të grisura të socialistëve në Peshkopi.

Sot thjesht kuptova: Që zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të fillojë ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës.

Listat humbëse të Lulzim Bashës në Durres, Fier, Korçe, Elbasan, Shkoder, Tiranë, s’janë as nga budallallëku dhe as nga paaftësia.

Thjesht janë formacione humbëse për një ndeshje të shitur.

Kush ka sy le ta shikojë, dhe kush ka vesh le ta dëgjojë. Rezultati i zgjedhjeve në 25 prill është bërë pazar në tavolinë, prandaj 6 muaj përpara zgjedhjeve trajneri mori 4 vila me pishinë dhe i vuri në emër të kunatit.

Mund të duronte dhe 6 muaj nëse shpresonte në fitore, por jo aspak. Ai e di rezultatin humbës.

Kap ç’të kapësh para humbjes dhe dorëheqjes.

Në 26 prill do i duhet të largohet si kryetar, por i duhet që të ketë edhe një alibi.

Këtë radhë do të thotë: Emrat dhe listën pa “Nishan” e bëri Jari dhe Besniku.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë akoma lista.

3 muaj para zgjedhjeve po shqyhen mes vetes.

3 muaj para zgjedhjeve po ndahen nga LSI.

3 muaj para zgjedhjeve grinden për emra.

3 muaj para zgjedhjeve sulmojnë partitë e reja.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë zyra elektorale

3 muaj para zgjedhjeve Basha del vetëm kudo.

3 muaj para zgjedhjeve deklaron 4 vila.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë asnj? figur te re.

3 muaj para zgjedhjeve emrat e njëjt si në 2017.

Keqardhje e madhe për mijëra demokratë që kanë 8 vjet enden rrugëve duke protestuar dhe bër? tifozllëk për Lulzimin.

Në 26 prill do ju dalë “narkoza” dhe kuptojnë pazarin dhe ndeshjen e shitur në tavolinë nga trajneri, i cili kur e pa të pamundur fitoren, i ra shkurt dhe tha:

“Kap ç’të kapësh se humbjen e kam në xhep”

Më të lexuarat