BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Politike

U tha që është shpallur në kërkim, reagon Bardh Spahia duke zbuluar vendimin e tij

U tha që është shpallur në kërkim, reagon Bardh Spahia

Policia e Shkodrës shpërndau lajmin nëpërmjet gazetarëve lokalë se ish-deputeti Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim për ngjarjet e së martës në KZAZ-në e Bashkisë Shkodër.

I intervistuar nga Neës24, ish-deputeti Spahia teksa hynte në selinë e partisë demokratike thotë se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se asnjë efektiv policie nuk ka mbërritur në banesën e tij.

Spahia shton se është i vendosur për të vijuar aktivitetin e tij në mbështetje të qytetarëve dhe se nuk ka ndërmend të shkojë vetë në polici për t”u sqaruar.

Teksa Bardh Spahiu u lajmërua si në kërkim, ish-deputetja Dhurata Cupi u shoqërua për disa minuta në komisariatin e Matit. Ajo thotë se u ndalua teksa po udhëtonte në makinë me kryetaren e FRPD të zonës.

Për përplasjet me forcat e policisë në disa KZAZ të vendit policia e shtetit ka proceduar dhe ka ndaluar disa persona.