BREAKING NEWS

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec
x

Politike

U thirr nga Prokuroria si i pandehur për falsifikim, Ristani jep versionin e tij

U thirr nga Prokuroria si i pandehur për falsifikim, Ristani jep versionin

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur nga prokuroria për ‘falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve’ në lidhje me dokumentin  për deklarimin e shpenzimeve të PD-së në KQZ.

I ftuar në emisionin ‘Java’, në RTSH, Ristani ka thënë se që të falsifikosh një dokument duhet të falsifikosh përmbajtjen, firmën dhe vulën.

Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD është shprehur se ai personalisht as nuk ka hartuar përmbajtjen, as nuk e ka vendosur firmën dhe as nuk ka vendosur vulën në atë dokument.