BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Politike

"U tmerrova nga padija", Erion Braçe del me reagimin e revoltuar: Çfarë morali ka t'u kërkosh certifikatë vaksinimi studentëve dhe të mbushësh stadiumin plotë?

"U tmerrova nga padija", Erion Braçe del me reagimin e

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale lidhur me qëndrimin e studentëve që kundërshtojnë vaksinimin me detyrim.

Braçe shkruan se u tmerrua “nga fuqia e padijes në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen”.

Deputeti i PS shtron pyetjen: Me thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?

Nga ana tjetër, Braçe kritikon edhe qeverinë për zbatimin e masave, teksa kujton rastin e ndeshjes me Poloninë, ku stadiumi ishte mbushur përtej kapaciteteve, duke u bërë një vatër e rrezikshme.

"Çfarë morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjne në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t'u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet", shkruan Braçe.

Postimi i Braçes

DUHET TË JEMI SERIOZË ME LIRINË TONË! DUHET TË JEMI SERIOZË ME SHËNDETIN PUBLIK! Duhet të jemi të përgjegjshëm në çdo akt, çdo rregull, zbatimin e tyre!  DUHET TË JEMI TË DREJTË, TË NDERSHËM, TË BARABARTË; TË VËRTETË MBI TË GJITHA!

Betejat nuk bëhen me gjasme! Kanë kosto doemos por një udheheqje e fortë, e drejtë dhe e barabartë këtu duket! Pashë dje gjithë ditën sjelljen në universitete-pretendohet ajka e këtij vendi aty, përkundër një çështje themelore të shëndetit publik, VAKSINIMIT KUNDËR COVID 19.

Jo vetëm u tmerrova nga padija, por u tremba nga fuqia e padijës në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen!

 NUK KA UNIVERSITET NË EVROPË, AMERIKË PO TË DONI, ME KËTË NIVEL TE MBULESËS VAKSINALE QË NE KEMI!

NUK KA!

Me thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?? Jemi në hall te madh! Dhe këtu kemi përgjegjësi edhe ne që drejtojme, nxjerrim akte e rregulla, i zbatojmë ato.

Po e perseris edhe një herë; NUK BËHET BETEJA PËR IMUNIZIMIN PËRMES VAKSINES ME GJASME! Është njesoj siç të bësh e pranosh ato letrat fallso të vaksinimit!

Dy ditë me rradhe para ndeshjes me Poloninë, më shqetesonte grumbullimi i aq shumë njerezve si vatër infesksioni veçanerisht në Tiranë; Po mbi te gjitha me shqetesonte MORALI i së gjithës!

Ai stadium plot, madje përtej kapacitetit të tij kur mësoj numrin e biletave të shitura dhe shihja njerëzit që rrinin në këmbë kudo, në cdo hapësirë, pa asnjë-zero, masë sigurie, mbrojtëse, një akt papërgjegjshmërie i një njëriu të vetëm që ka marrë përsiper të bëjë si të dojë në këtë vend për PARA PARA PARA, e çmova si akti me i rëndë kundër betejës për VAKSINIM!

Çfare morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjne në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t'u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet??

Doni edhe me; Çfarë morali ka që këtë fundjave e disa fundjava rresht ti lejosh këta të rinj të festojnë Halloëeen në klubet e të fortëve, të pavaksinuar e pa asnje masë mbrojtëse, ndërkohë që në universitet ju kërkon pasaporten e vaksinimit dhe masa mbrojtese?

Ndaj në betejë vlen i pari MORALI! VAKSINA ËSHTË LIRI! Asnjë kufizim për të VAKSINUARIT!