Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“U yshtën të marrin famë duke i bërë pis nderin atij”, vjen reagimi i fortë nga gazetari i Top Channel: Ata që e mbështesin janë hajdutë, mashtrues, surrogato politike

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur edhe një reagim ndryshe nga gazetari i Top Channel, Denis Dyrnjaja. Ky i fundit ka reaguar  ndaj atyre që mbushën rrjetet sociale me qëndrimet për Haradinajn.

Sipas gazetarit, Haradinajn e përkrahin ata që në realitet bëjnë të kundërtën e aktit të tij, dhe e cilëson si rast tipik për të bërë famë nga fama e tjetrit.

Reagimi:

Milion-pjesëtimi i famës së Ramush Haradinajt!

Raste si dorëheqja e Ramush Haradinaj janë simbolika më e fortë e pështirësisë njerëzore dhe politike. E përkrahin ata që në fakt bëjnë të kundërtën e aktit të tij, ose nuk kanë as kurajon minimale të aktit të tij, të paktën si qasje e sjellje politiko/publike. E mbështesin hajdutë, mashtrues, gjobvenës, surrogato politike dhe mediatike. Në kësi rastesh, është rasti të marrësh dhe bësh famë nga akti dhe fama e tjetrit. Si grami që rritet në kërcellin e grurit. Nëse Ramushi është një burrë i ndershëm kjo është nderi e tij, nëse është shtetar i ndershëm kjo është nder për shtetin e tij. Koha do t’i provojë të vërtetat. E vërteta që ska nevojë të presë kohën, është se të gjithë u yshtën të marrin pak famë duke I bërë pis nderin atij. Shiheni ndonjëherë veten në pasqyrë kush jeni e çfarë përfaqësoni në realitet për të mos qenë kaq të pafytyrë ndaj nderit të një burri, që quhet Ramush Haradinaj e që sot gjithkush kërkon të marrë pak lavdi mbi dhe nga krenaria personale e tij!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 17:17

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Abi Malltezi thotë se shembja e Godinës 15 në Qytetin Studenti nuk ka lidhje me sigurinë ndërtesës

Sipas tij kjo po bëhet për qëllime korruptive.

Postuar: 08/12/2019 - 16:48

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj njofton se të hënën të gjitha ndihmat e grumbulluara nga

Postuar: 08/12/2019 - 16:39

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar për atë që ka ndodhur më 26 nëntor dh

Postuar: 08/12/2019 - 16:25

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka propozuar një paketë me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit të preku

Postuar: 08/12/2019 - 15:30

Reforma në drejtësi, ngritja e SPAK, raportet Qeveri-Presidencë, situata politike në tërësi dhe t

Postuar: 08/12/2019 - 15:27

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje urgjente.

Postuar: 08/12/2019 - 15:06

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatë