BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

U zgjodh Kreu i Kuvendit të Serbisë, Gramoz Ruçi uron Daçiç: Do të ishim të nderuar me praninë tuaj në...

U zgjodh Kreu i Kuvendit të Serbisë, Gramoz Ruçi uron

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Da?i?, në të cilën e uron me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë.

Po ashtu Ruçi e fton Daçiç për të marrë pjesë në Forumin e parë Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, i cili do të organizohet online, më 28 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.

Në letrën e tij Ruçi shprehet se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë po njohin zhvillime të reja, ndërsa përshëndet edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga SHBA, në Uashington.

Letra e plotë:

Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, ju uroj suksese në përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë po njohin zhvillime të reja, duke i shërbyer bashkëpunimit dypalësh e rajonal si edhe sinergjive për evropianizimin e rajonit.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar kohët e fundit po shënon  rritje të ndjeshme në fusha si tregtia, turizmi, energjia, transporti etj.

Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga ShBA dhe mbështet dialogun midis të dy vendeve, ndërmjetësuar nga BE.

Bashkëpunimi parlamentar ka njohur gjithashtu rritje, pas vizitës së Kryetares së Asamblesë Kombëtare në Tiranë, në mars 2015 dhe disa takimeve të nivelit të lartë  në aktivitete ndërkombëtare shumëpalëshe. Kam bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Serbisë do të vijë duke u zgjeruar e forcuar.

Dëshiroj t’ju bëj me dije se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit,  do të organizojnë Forumin e parë Ballkanik 2020 kundër Anti-Semitizmit (online) më 28 tetor 2020, i cili synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkarisht kundër anti-semitizmit.

Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli. Të ftuar dhe folës specialë në Forum do të jenë Sekretari i Shtetit i  ShBA, z. Michael R. Pompeo,  dhe Presidenti i Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli.

Do të ishim të nderuar me praninë tuaj në këtë aktivitet përmes një përshëndetjeje ose video-mesazhi të regjistruar.

Gjithashtu, dëshiroj tju bëj me dije se më 22 tetor 2020, Kuvendi i Shqipërisë adoptoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.