
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

“U zhduk doktori nga mbledhja. Nuk do na vrasin dhe ne?”/ Bombardimi i presidencën, reagon Berisha dhe tregon detajet e rënda: Urdhërova asgjësimin e çdo avioni dhe bateritë e artilerisë kundërajrore, si përgjigje të vetme eliminimin e tyre

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Neritan Ceka ka sjellë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, rrëfimin e jetës, ku ndër të tjera foli edhe për disa zhvillime në ngjarjet e vitit 1997.Ceka tregoi për një takim me Presidentin e kohës Sali Berisha, me praninë e Preç Zogaj, Rexhep Mejdanit dhe Namik Dokles.
Ceka tregon se Berisha e ka pranuar këtë takim pavarësisht se ata ishin kundërshtarë të fortë me njëri- tjetrin, ndërkohë që një ditë pas këtij takimi në presidencë është zhvilluar një mbledhje.
Por sipas Cekës, gjatë zhvillimit të saj Berisha u largua disa momente, pasi në atë kohë ishte hapur lajmi që rebelët kishin marr aeroportin e Kuçovës dhe flitej se do të bombardohej presidenca.
“Ditën e nesërme që u ulëm atje, një moment u zhduk doktori nga mbledhja. I thashë Tritan Shehut: Ore ku iku ky? Tha që iku. Se atëherë u hap ky lajmi që kanë pushtuar aeroportin e Kuçovës dhe janë ngrit avionët të bombardojnë presidencën. I thashë: Po ne nuk jemi në presidencë? Nuk do na vrasin dhe ne?”, tha Ceka në Opinion një ditë më parë.
I pyetur nga Opinion.al Berisha bëri me dije se informacioni për bombardimin e Presidencës kishte ardhur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes, por ai vetë nuk është larguar nga presidenca asnjë çast.
“Kam thirr komandantin e gardës dhe e kam urdhëruar të shpalos bateritë e artilerisë kundërajrore të gardës por dhe raketat antiajrore të shpinës në perimetrin e mbrojtjes së presidencës dhe të asgjësojnë çdo avion ushtarak që do hyj në këtë perimetër”, thotë ndër të tjera Berisha.
“Ajo qe thotë zoti Ceka është e vërtet. Në mbledhje nga ministria e mbrojtjes më njoftuan zyrtarisht se forcat rebele kishin rënë dakord me aviator në aeroportin e Kuçovës që të bombardonin presidencën. Pas këtij njoftimi jam larguar nga mbledhja dhe ngjitem në zyrën time, kam thirr komandantin e gardës dhe e kam urdhëruar të shpalos bateritë e artilerisë kundërajrore të gardës por dhe raketat antiajrore të shpinës në perimetrin e mbrojtjes së presidencës dhe të asgjesojnë çdo avion ushtarak që do hyj në këtë perimeter. Njëkohësisht janë njoftuar puçistët se çdo përpjekje për të bombarduar presidencën do ketë si përgjigje të vetme asgjësimin e tyre. Pas marrjes se këtyre masave, jam rikthyer përsëri në mbledhje dhe më pas kam vazhduar punën në zyrën time”,-deklaron Berisha.
Më të lexuarat


Gafa e Rudina Hajdarit po 'thyen' rrjetin (VIDEO)

“Korrupsioni i vrau me armë”, Petro Koçi del me reagimin e rëndësishëm: Shpirti njerëzor ulërin...

Blindohet SPAK, shtohet numri i prokurorëve për të përshpejtuar hetimet, 1.100 dosje korrupsioni e krimi nën hetim

SPAK fundos ministra, Sekretarë të Përgjithshëm dhe drejtorë, Kraja lajmëron hapjen e dosjeve të tenderave, dhjetëra zyrtarë nën hetim

Topalli ftesë të hapur Mediut për t’u bërë bashkë në zgjedhje, gati aleanca edhe me Astrit Patozin, e djathta e ndarë drejt 25 prillit

PD fokusohet në Tiranë për zgjedhjet, Basha piketon 6 koordinatorë për të menaxhuar PD në kryeqytet, Beratin ia beson Alizotit

Fushata zhvendoset online, Basha sulmon Ramën për ekonominë dhe premtimet, kryeministri i kërkon të shkrijë partitë e vogla

Debate brenda PS, afrimet nga LSI krijojnë qejfmbetje te deputetët, disa emra zhvendosen nga zonat e mbulimit, të tjerët në ankth për kandidimin

Kuvendi miraton aktin normativ, shtyhen afatet e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, ja procedurat

Miratohet vendimi, qeveria do të japë mbi 2.6 miliardë lekë për rindërtimin e banesave individuale në Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin
