BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Uashingtoni shkund pushtetarët shqiptarë, 14 persona në listën e zezë të DASH, paralajmërohen bllokime masive vizash për të korruptuarit

Uashingtoni shkund pushtetarët shqiptarë, 14 persona në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nisin një fazë të dytë bllokime vizash për pushtetarët e korruptuar shqiptarë. Deri më tani emra si Adriatik Llalla, Vangjush Dako, apo Tom Doshi kanë hyrë në listën e zezë të amerikanëve, por dje është bërë e ditur se kjo listë do të zgjerohet akoma dhe më tej. Përmes një videoje në rrjetet sociale, ambasada ka deklaruar se do të nisë një cikël informues se si do u refuzohen vizat pushtetarëve të përfshirë në afera. Në këtë video bëhet e ditur se momentalisht janë shpallur non grata me vendim të Sekretarit të Shtetit 14 shqiptarë, ndërsa do ketë dhe të tjerë në ditët në vijim. "Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Disa zyrtarë të korruptuar shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të tyre janë skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në SHBA. Është një ndëshkim i rëndë vetëm për zyrtarët më të korruptuar kudo në botë", thuhet në mesazhin e ambasadës. 14 emrat në fjalë bazohen në vendimin e kreut të DASH, ndërkohë që vetë ambasada e SHBA në Tiranë ka bllokuar mbi 170 viza zyrtarësh, përfshirë Sali Berishën dhe Petrit Vasilin. Kjo do të thotë se numri i emrave që janë në listën e zezë të amerikanëve është i madh, duke filluar nga politikanë, te prokurorë dhe gjyqtarë, shumica të ngelur në veting. “Sipas 7301 (c) Sekretari i Shtetit mund ta përcaktojë individin dhe anëtarët e familjes së tij/saj në mënyrë publike ose private. Sekretari i Shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në mbarë botën, 14 prej të cilëve janë shqiptarë. SHBA do t’iu hapin dyert zyrtarëve publikë me etikë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Zyrtarët e tanishëm dhe të kaluar të korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre rrezikojnë të humbin privilegjin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen”, thekson Ambasada e SHBA.

Ligji amerikan

Ambasada përmend nenin 7031(c), në bazë të të cilit shpallen non grata të korruptuarit. Por çfarë është ky nen? Bëhet fjalë për një nen në ligjin për buxhetin. Në sesionin 7031/c, përcaktohet qartë se Sekretari Amerikan i Shteti kur ka prova mund të shpallë non grata një person të përfshirë në afera. “Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e familjes së tyre, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë të përfshirë në korrupsion, përfshi dhe për nxjerrjen e burimeve natyrore, apo shkeljen e të drejtave të njeriut, u ndalohet hyrja në SHBA. Sekretari informon gjithashtu publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e afërt të familjes, për të cilët ka informacion të besueshëm, nëse kanë aplikuar për vizë”, thuhet në ligj. Ambasada ka treguar 3 kategoritë e zyrtarëve që nuk do mund ta shkelin tokën amerikane, të cilët janë: 1. Ata që kanë kërkuar, pranuar apo dhënë para, dhurata apo përfitime të tjera personale në shkëmbim të favoreve të ofruara për shkak të postit. 2. Ata që kanë përvetësuar fonde publike. 3. Ata që kanë ndërhyrë në procese gjyqësore, zgjedhore apo procese të tjera publike.

Kliti Topalli

Më të lexuarat