BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Politike

Çuçi kërkoi të merren masa për gjyqtarin, vjen reagim nga KLGJ: Kush ka prova të shkeljes së gjykatësit, t’i dorëzojë

Çuçi kërkoi të merren masa për gjyqtarin, vjen

Këshilli i Lartë Gjyqësor në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje personave publikë që të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre të dhënies së drejtësisë.

Ky reagim vjen një ditë pas kërkesës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, lidhur me vendimet e gjyqtarit të Gjirokatrës, Elidon Papazisi, të cilat sipas tij po pengojnë aksionin e IKMT në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje, në bregdetin shqiptar.

KLGJ thekson në reagimin e saj se dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private.

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, respektimi i gjyqtarëve dhe i funksionit e dinjitetit të tyre, sjell forcim të shtetit të së drejtës, si dhe rrit transparencën dhe përgjegjësinë e pushtetit gjyqësor.

Njoftimi i plotë i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat. Gjithashtu, me keqardhje konstatohet se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të pavarësisë së gjyqtarëve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre për dhënien e drejtësisë.

Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendje të opinionit se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton se gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve dhe se ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve pa sjell përgjegjësi sipas ligjit.

Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Ky është kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Qëndrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit.

Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë, të papranueshme në shtetin e së drejtës, në të cilin mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh bindjen se respektimi i gjyqtarëve dhe i funksionit e dinjitetit të tyre, sjell forcim të shtetit të së drejtës, si dhe rrit transparencën dhe përgjegjësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë vlerat thelbësore të një shteti të së drejtës.

Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjelljeje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.

Më të lexuarat