Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Udhëheqësi ynë historik”, Taulant Balla uron Fatos Nanon për ditëlindje: Nën drejtimin e tij u formësua...

“Udhëheqësi ynë historik”, Taulant Balla uron Fatos

Deputeti socialist Taulant Balla ka uruar për ditëlindje ish-kryetarin Fatos Nano.

Balla thotë se nën drejtimin e tij, u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste.

“Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos.

Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike:

si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës, kriza e piramidave në 1997,

kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit, miratimi i Kushtetutës në 1998, kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999, hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.

Më të lexuarat