Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Udhëtime luksi në Monte Carlo/ Endri Fuga ironizon Palokën: Thpifje!

Postuar: 23/10/2018 - 20:46

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për mediat, Endri Fuga tallet me deputetin demokrat Edi Paloka pas akuzave të këtij të fundit për udhëtime luksoze të Fugës, Ramës e Vangjush Dakos në Monte Karlo.

Në reagimin e tij Fuga shprehet se udhëtimi ka qenë për marrëveshje mes Shqipërisë dhe Princit Albert në fushën e turizmit.

“Ja si funksionon makineria e baltës: nga http://thyri.net  tek thpifje.pd Në Montecarlo kemi shkuar për të takuar përfaqësuesit e Lartësisë së Tij, Princit Albert, për investime në turizëm! Për thaktëthi ka qene dhe ministri Klosi. Të tjerat në gjykatë #ShpifesKronik”, shkruan Fuga.

Akuza e Palokës:

Deklarata e Edi Palokës:

“Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.

Arsyeja kryesore eshte se Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.

Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.

Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e  mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte çmenduri”…?

Cfare benin ne  prill 2018, Edvin Rama, Vangjush Dako  dhe Endri Fuga  ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont  ne Monte Carlo ?

Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne  nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ?

Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 09:48

Ish-deputeti, aktualisht zv.kryetari i LSI, Luan Rama është kthyer 30 vjet pas, ndërsa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video, që e cilëson si kujtimin më të bukur dhe ngjarjen që e bëri të

Postuar: 22/04/2019 - 09:14

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën si zakonisht duke publikuar pamje nga arritjet e qeverisë

Postuar: 22/04/2019 - 08:08

Erion Piciri është një ndër kandidatët që pranoi mandatin e deputetit, i dalë nga listat shumëe

Postuar: 22/04/2019 - 07:48

Masakra e Sri Lankës ka ngjallur reagime të shumta në gjithë botën.

Postuar: 21/04/2019 - 23:58

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Sri Lanka.