BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Politike

Ulja në tryezë e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore, vjen reagimi i parë nga Kryemadhi

Ulja në tryezë e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha i cili njoftoi se opozita do ti bashkohet tryezës së Reformës Zgjedhore.

Ajo thotë se LSI ka të njëjtën qëndrim si kreu i PD.

Postimi i Kryemadhit:

LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.

Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.