BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Politike

Ulsi Manja i kërkon Artan Lames shkrirjen e Kadastrës së Durrësit dhe denoncon dy raste abuzimi në AZH-në e Sarandës

Ulsi Manja i kërkon Artan Lames shkrirjen e Kadastrës së

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës që të shkrijë hipotekën e Durrësit. Duke folur dje në një konferencë për shtyp, ministri Manja deklaroi se vendimi ekstrem për këtë institucion, sipas tij, erdhi pas shqyrtimit të 215 dosjeve nga njësia antikorrupsion dhe konstatimit të shkeljeve të rënda, që kanë sjellë pasoja serioze në zhvillimin urban të qytetit. “Pjesëtarët e njësisë antikorrupsion, mjafton të marrin rastet dhe praktikat që kanë në tavolinë dhe në të gjitha gjasat do të ketë shkelje në mos të natyrës penale do të ketë shkelje të natyrës administrative. Kadastra e Durrësit, atje kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra thuajse të gjithë drejtorinë. Ne i kemi referuar drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës, shkrirjen e kësaj drejtorie. Janë 215 dosje legalizime objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë. Në këto dosje ka rezultuar se mungonin dokumentacionet më të rëndësishme të ligjit. Pa harta, pa ortofoto e një sërë shkeljesh të tjera. Është një guxim i madh e gjitha në shkelje. Janë bllokuar rrugë që sipas numrit zhvillimor do të ishte rrugë qyteti”, deklaroi ai. Ndërkohë Ministri i drejtësisë njoftoi gjithashtu edhe dy raste të tjera abuzive në drejtorinë e Kadastrës në Sarandë. Manja tha se janë bërë gati kallëzimet dhe se të dy rastet bëjnë fjalë për mosrespektim të vendimit të gjykatës. “Rasti tjetër që është marrë në shqyrtim i takon drejtorisë vendore të Kadastrës së Sarandës. Janë dy raste për dy shtetas për të cilët është kallëzuar ish-drejtori. Në rastin e parë ish-drejtori dhe ish-përgjegjësi pavarësisht vendimet të gjykatës për pezullimin e procesit të legalizimit, Kadastra ka vijuar me legalizimin edhe pse ka pasur një vendim gjykate për pezullim. Objekti i legalizuar rezulton se nuk plotëson kriteret duke zënë me ndërtim dhe bllokuar rrugën e parashikuar sipas studimit urbanistik të bashkisë. Rasti i dytë sërish një kundërvënie me vendim gjykate. Punonjësit e Kadastrës në Sarandë e konsiderojnë veten mbi gjykata. Kanë dhënë leje pavarësisht se godina e legalizuar prek infrastrukturën rrugore”, nënvizoi Manja.

Më të lexuarat