BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

“Unë e kuptoj Edi Ramën pse nuk do...”, Fatmir Mediu zbulon bisedën me Bashën

“Unë e kuptoj Edi Ramën pse nuk do...”, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se ai personalisht mbështet listat e hapura, ku qytetarët të kenë mundësi që t'i zgjedhin personat që u shërbejnë më mirë.Mediu u shpreh se e kupton shumë mirë se pse kryeministri Rama nuk dëshiron të ketë lista të hapura, ndërsa shprehet skeptik mbi qëndrimin që mban kryedemokrati Basha në këtë çështje.Kreu i republikanëve zbuloi disa detaje rreth bisedës që ka kryer me kryedemokartin Basha rreth sistemit zgjedhor i ftuar në emisionin “Ilva now”.

Pjesë nga debati:

Fatmir Mediu: Unë e kuptoj Edi Ramën që nuk do të ketë lista të hapura, sepse me pushtetin garanton edhe një lloj kontrolli. Është absurde që do të krijojë një sinergji pozitive në shoqërinë shqiptar bazuar në individë të vlefshëm, të kos kërkojë që të fusë këta individë në lojë, kjo është ajo që më shqetëson.

Ilva Tare: Ia keni thënë zotit Basha këtë?

Fatmir Mediu: Po, padyshim që e kemi bërë këtë bisedë dhe kemi rënë dakord në parim, nuk ka thënë jo kundër ndryshimit të sistemit, por kemi thënë të shikojmë avantazhet dhe disavantazhet. Sistemi i hapur, edhe kombëtari si i Kosovës, duke votuar edhe pesë kandidatë nga i njëjti subjekt që krijon mundësi e shanse edhe për elitën politike, krijon një monomet pozitiv në raport me manipulim e zgjedhjeve, se gara është brenda llojit dhe grupet ndahet në ideologji politike dhe përfundimisht do vijmë që njerëzit do na gjykojnë mbi idetë dhe jo mbi konjukturat. E shikoni ku jemi në politikë shqiptare. E majtë me të djathtë, e djathë më të majtë. Pazar, njëri kalon në një anë, tjetri kalon në anën tjetër, pse? Sepse nuk është përgjegjësi me qytetarin, nuk është më përgjegjësi me idenë që ke por me pazarin që bën dhe kjo është e papranueshëm. Edhe një gjë. Ma ka thënë se me këtë garë ti nuk fiton: Kurrë mos fitofsha. Nëse nuk fitoj nëpërmjet garës edhe në subjektin politik, domethënë se unë nuk dua të jem kryetar i partisë, duhet të jetë ai që fiton më shumë

Ilva Tare: Çfarë të tha kur i the kështu?

Fatmir Mediu: Do ta pyesësh edhe vetë dhe do ta thotë

Më të lexuarat