BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Politike

"Unë kam folur që duhet të ketë protesta", thirrja urgjente e Grida Dumës

"Unë kam folur që duhet të ketë protesta", thirrja

Ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se duhet të protestojmë për mos hapjen e negociatave sepse kjo është mbi partitë politike.

“Unë kam folur dje me bindjen që mos hapja e negociatave meriton gjithashtu protesta. Kam folur gjatë protestave që kolona e dytë, alternativa duhet të jetë e fortë dhe e qartë. I kemi treguar njerëzve çfarë nuk shkon dhe e kemi bërë në mënyrë perfekte, i kemi treguar sakrificën, patjetër që duhet ti tregojmë që jemi forca më e mirë dhe gjërat mund ti bëjmë shumë më mirë. Dje unë kam folur që duhet të ketë protesta, të protestojmë për mos hapjen e negociatave sepse kjo është mbi partitë politike. Çdo demokrat duhet të jetë në pararojë të një fushatë që do të vijohet nga strategjitë që duhen ndërtuar për rrëzimin e Ramës. Protesta është një kolonë dhe është e duhura. Është në diskutim dhe ne japim mendimet tona, vijon të jetë në diskutim,” tha Duma në Ora News.