BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Politike

“Unë kam qenë 10-vjeç kur humba babain”, Erion Veliaj rrëfen fillesat e tij të vështira dhe politikanin që i hapi derën për t’u bërë pjesë e PS: Ajo historia e fiqve është e vërtetë!

“Unë kam qenë 10-vjeç kur humba babain”, Erion

Në cilësinë e drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj është kthyer pas në kohë duke treguar se si u fut në PS.

Ai tha se la studimet në Amerikë dhe vendosi që të përfundonte shkollën dhe të krijonte lëvizjen “Mjaft” në Shqipëri. Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që hapi derën në PS.

“Unë kam lindur në Tiranë, kam qenë 10-vjeç kur kuptova se diçka po ndodhte po atë vit humba babain tim. Historia e fiqve është e vërtetë. Secili prej nesh duhet të bënte diçka për të mbijetuar. Kur shikoje politikën, e shihje diçka të ngatërruar. Pata ecejake. Isha për studime në SHBA. Shkova dhe në Kosovë. U riktheva që të mbaroja shkollën. Një pyetje që i bëja vetes është se; të rri këtu në Amerikë që të jem një rondele që funksionon aq mirë, apo në Shqipëri që të jep si papaqë. Erdha në Shqipëri, e nisa duke sharë PS-në. Edhe sot kam kritika, por i them në shtëpi. Krijova “Mjaft”. Dhe mendova sa të vijojmë me protesta, më mirë të bashkohemi për të në deputet. Edi më hapi derën për t’u futur në PS. Kur te partia jonë thua; dhëndri, vajza, kunati, njerëzit kthejnë kokën. Tek partitë e tjera kur e thua këtë, merret vesh për kë. Kupton se si bën karrierë në këtë parti. Jua thash këtë për t’ju thënë se nuk pyet se kush je në partinë tonë. Ne na bënë bashkë; një për të gjithë dhe të gjithë për një.”, tha Veliaj.