BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Politike

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës

Lulzim Basha në një konferencë live ditën e sotme tha kryeministri Edi Rama i ka ofruar një marrëveshje që ky i fundit të bëhet president dhe t’i lërë në dorë ekzekutivin. “Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit”, është shprehur Basha. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kryeministrit.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbjaFace ëith tears of joyNë fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë! Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, shkruan Rama në Tëitter.

Më të lexuarat