Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Unë nuk e njoh Muzin”, teksa mohon akuzat për lobimin rus, Arben Ristani del me deklaratë të forte: Kjo histori nuk do përfundojë me kaq!

Postuar: 08/11/2019 - 21:34

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani shprehet se ai dhe as financieri i PD Ilir Dervishi nuk e njohin shtetasin Nik Muzin, i cili ka deklaruar para drejtësisë amerikane se ka marrë 625 mijë dollarë për lobim në favor të Partisë Demokratike.

 “Unë nuk e njoh Muzin, as kam folur dhe as kam bërë ndonjë telefonatë me të. Po ashtu dhe financieri. Mbasi Prokuroria hetoi, provoi se akuzat nuk qëndrojnë”, është shprehur Ristani.

“Ka dhe një çudi në këtë mes. Prokuroria kërkoi zgjatje të afatit prej 15 ditësh. Arsyeja ishte se kishte kërkuar të merrte dëshiminë e Muzinit, ndërkohë erdhi përgjigja nga SHBA e cila thoshte: Na sqaroni me çfarë statusi do ta pyesni Muzinin. Sepse nëse është në bazë të dëshmitarit, në bazë të amendamentit 5 të Kushtetutës ai refuzon të përgjigjet. Dhe këta nuk pyetën Muzin po mbyllën fare çështjen”, tha më tej Arben Ristani.

Ish-sekretari i PD theksoi në emisionin “Java” në RTSH se do t’i shkoi deri në fund kësaj çështjeje për të mbrojtur veten.

“Kjo histori nuk do përfundojë me kaq se unë do ndjek rrugën ligjore për tu mbrojtur vet por dhe për të dënuar këta shkelës të ligjit. Unë sot kam marrë të gjithë dosjen dhe e kam parë”, tha Arben Ristani.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 14:29

Të shumta kanë qenë reagimet ditën e sotme pas betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi tek një notere. Valës së këtyre reagimeve i është bashkua edhe ish-deputeti i OD, Luçiano Boçi.

Postuar: 14/11/2019 - 13:48

Denar Biba, nënkryetari i KQZ, pak minuta më parë shprehu qëndrimin e tij, për betimin e Arta Vor

Postuar: 14/11/2019 - 13:45

Në mbledhjen e kreut të Partisë Demokratike me biznesmenët e Sarandës, duket se ka pasur edhe për

Postuar: 14/11/2019 - 13:21

Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidenti

Postuar: 14/11/2019 - 13:19

Ish deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar në Facebook pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja.Rama

Postuar: 14/11/2019 - 13:11

PD  ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku njofton se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjob