BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat janë dyshimet kryesore të policisë

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat
x
BREAKING NEWS

Antitank dhe snajper, gjendet arsenal armësh në një ndërtesë në Tiranë

Antitank dhe snajper, gjendet arsenal armësh në një
x
BREAKING NEWS

Atentati me dy të vrarë në Vlorë, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja pista më e fortë ku dyshon policia

Atentati me dy të vrarë në Vlorë, Klodiana Lala zbardh
x

Politike

“Unë u zbova nga partia”/ Rudina Hajdari rrëfen sesi u largua nga PD dhe për çfarë do ta kundërshtonte babai i saj Sali Berishën po të ishte gjallë: Azemi nuk do ta lejonte të...

“Unë u zbova nga partia”/ Rudina Hajdari rrëfen sesi u

Ish-deputetja Rudina Hajdari u shpreh mbrëmjen e djeshme se nëse i ati do ishte gjallë beson se do ishte përkrah demokratëve.

“Edhe në atë kohë ai ka qenë kritik i madh i Berishës, mbrapa kuintave, bisedonte dhe diskutonte me të. Por është e rëndësishme që në një parti, të mos i zbrazësh të gjitha problemet në sy të publikut.

Duke qenë se ishin bashkëluftëtarë, mendoj se bashkëpunimi i tyre ka qenë goxha i fortë dhe kur është bashkëpunim kaq i fortë ka dhe konflikte. Këto janë gjithmonë të shëndetshme.

Po të ishte ai sot, ndoshta situatat do ishin krejt ndryshe. Nuk mendoj se Azem Hajdari do lejonte djegie të mandateve, bojkotim të zgjedhjeve lokale.

Nuk mendoj se do e mbështeste Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Janë bërë disa gabime që nuk mendoj se ai do i mbështeste. Ky është një supozim nga e bija e tij.”, u shpreh ajo.

Sa i takon shpalljes “non grata” nga SHBA të Sali Berishës, Hajdari shtoi se nuk mund të jetë një barrë, por se është një çështje personale e tij.

Në vijim shtoi se është rikthyer në gjirin e Partisë Demokratike, pasi e cilëson familjen e saj.

“U zbova nga ajo parti në momentin që nuk ndoqa urdhrin e kryetarit. Tani që jam pjesë e saj do zbatoj çdo vendim të anëtarëve të PD. Unë respektoj parimin dhe besoj se në çdo shtet tjetër qoftë edhe në Amerikë, parimi duhet të jetë kryesor.

Unë respektoj vendimin e anëtarëve të PD, një vendim që mund të ndryshoj nesër pasnesër. Nëse nuk respektoj parimin se kush do zgjidhet në krye të PD, por nëse ka shkelje. Mendoj se i kemi premisat e fitores.

Është në dorën tonë të shkojmë në lartësinë e duhur, në mënyrë që të mundim këtë lloj qeverie. Ata për mua janë të vdekur si pushtetarë se kanë treguar sheshit se janë njerëzit më të korruptuar që ka pasur Shqipëria në këto 32 vite.”, u shpreh Rudina Hajdari.

Më të lexuarat