Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Universitetet, Nikolla: Para drejtësisë ata që licencuan institucione të tilla

Universitetet, Nikolla: Para drejtësisë ata që licencuan institucione të tilla

Postuar: 08/08/2014 - 18:33

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një konferencë për mediat ka sqaruar edhe një herë përse janë mbyllur disa universitete private dhe profile shtetërore , duke publikuar edhe disa pamje dhe gjetje të grupeve të inspektimit, duke hedhur poshtë deklarata e bëra se "'gjithçka u vendos me një të rënë të lapsit".
 
Ajo tha më tej se do vihen para përgjegjësisë të gjithë personat që lejuan shit-blerjen e diplomave dhe licencimin e institucioneve të tilla. 
 
“Para përgjegjësisë do vihen të gjithë ata që mbyllën sytë, shkelën ligjin, shitën e blenë diploma. Do bëjmë transparencë të plotë, do çojmë para organeve të drejtësisë drejtuesit e ministrisë që kanë licencuar institucione të tilla”, tha ajo. 
 
Ndërsa duke u ndalur tek Matura Shtetërore, ministrja potencoi se këtë vit flitet për rezultate reale, që do i drejtojnë këta maturantë drejt universiteteve me më shumë cilësi. 
 
“Nuk janë ulur kuotat në Universitete, këtë vit kemi vendosur 2800 kuota më pak, por rezultatet e Maturës Shtetërore janë pranë cilësisë së vërtetë. Ku është shifra 11 mijë studentë më pak? Kjo është fantazi absurde për të çoroditur rininë shqiptare, për të bërë me arsimin, ata që e lanë në këtë derexhe”, tha Nikolla. 
 
Sipas Nikollës,69% e maturantëve do mund të studiojnë në universitetet publike, duke shtuar se këtu nuk janë llogaritur 4500 maturantë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë shtetit. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par