Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Uollfarth bën lojën e PD: KQZ funksionon edhe pa 3 anëtarët e opozitës

Uollfarth bën lojën e PD: KQZ funksionon edhe pa 3 anëtarët e opozitës

Postuar: 19/04/2013 - 10:35

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Uollfarth, ka deklaruar se KQZ mund të funksionojë edhe pa anëtarët e opozitës. Ai i bëri thirrje opozitës të propozojë anëtarët për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve. “KQZ edhe kështu siç është mund të funksionojë, por do të ishte më mirë që të zëvendësoheshin ata që tashmë kanë dhënë dorëheqjen me propozimet e partive politike që kanë të drejtë t’i propozojnë ata, parti të cilat janë pjesë e Kuvendit. Të qëndrosh jashtë KQZ për një kohë të gjatë nuk është mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit, vend i cili pret me padurim mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat duhet të jenë demokratike dhe të përgatitura në mënyrën e duhur”, tha ai.

Uollfarth tha se e respektonte vendimin e anëtarëve të larguar, por ai shtoi se tashmë duhet të ndiqen hapat ligjore për konstituimin e KQZ. “I respektoj vendimet personale që morën dy anëtarët e KQZ-së që dhanë dorëheqjen, por tashmë është shumë e rëndësishme që të ndiqen hapat ligjore për bërjen e propozimeve të anëtarëve të rinj. Partitë politike gëzojnë privilegje që ua njeh legjislacionin shqiptar, por ato kanë njëkohësisht edhe detyrime, dhe detyrimi për t’i përgatitur së bashku si dhe për t’i kontribuuar përgatitjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme i përket të gjitha partive, veçanërisht atyre që kanë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Shqipëria gjendet në mes të një axhende reformash serioze dhe një pjesë e mirë e saj kërkon vendime me 60% të votave në Kuvend, dhe si do të arrihet kjo në të tilla rrethana është një pyetje që ende pret të marrë përgjigje, por është një pyetje thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. Për pasojë, lipset bashkëpunim i bazuar në ligjin dhe dialog për të ecur përpara, po ashtu edhe zbatimi i ligjit, dhe këtu përfshihet dhe propozimi i kandidatëve brenda afateve”, tha ai. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Uollfarth, u ka kujtuar partive rekomandimin e ODIHR sa i takon detyrimit të tyre në raport me zgjedhjet. “Votuesit kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre në 23 qershor. Më lejoni të citoj nga dy raportet e fundit të ODIHR-it, atë për zgjedhjet parlamentare në vitin 2009 dhe tjetrin për zgjedhjet vendore në vitin 2011, e pikërisht rekomandimin numër një. Në lidhje me partitë politike, ODIHR-i është shprehur si më poshtë: “Partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që u korrespondon privilegjeve të mëdha që gëzojnë sipas ligjit në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve”, tha ai.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v