Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Uollfarth deklaron dorëheqjen: Do më marrë malli për Denar Bibën, qeveria të mos cënojë zgjedhjet

Uollfarth deklaron dorëheqjen: Do më marrë malli për Denar Bibën, qeveria të mos cënojë zgjedhjet

Postuar: 18/04/2013 - 10:44

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Uollfarth, ka konfirmuar dje dorëheqjen dhe largimin para mbarimit të mandatit nga Shqipëria. Edhe pse ka shprehur dëshirën që të qëndrojë edhe për zgjedhjet e 23 Qershorit, Uollfarth ka deklaruar dje se i kanë ofruar një detyrë më të mirë.  

“Po është e vërtetë, një nga gazetat kryesore e ka pasur artikull, jam diplomat që kam tre vjet këtu, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë që shumë do e ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Kjo bëhet brenda këtij viti. Meqë jemi këtu dua të theksoj se unë do të rri edhe për zgjedhjet”, tha ai Më tej, ambasadori i OSBE i ka kërkuar politikës të mos cënojë zgjedhjet. “Unë shpresoj që të mos cenohen, unë jam i bindur që Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzish, që mund të punojnë më shumë me profesionalizëm, qoftë në KQZ, qofte në KZAZ. Megjithatë është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë më të mirën e saj, në mënyrë që të ndajë qartësisht politikën nga organe të tilla teknike dhe apolitike, siç është KQZ”, tha Uollfarth.

Ambasadori Uollfarth kërkoi dialog për zgjidhjen e problemeve mes palëve si e vetmja mënyrë për të shmangur, siç ai theksoi, ngërçe të tjera në politikën e brendshme. “Atëherë, në fakt, mesa kuptoj kjo ka qenë tradita e KQZ-së për 10 vitet e fundit, pra aktorët lokalë kanë qenë ata që kanë vendosur dhe e kanë konsideruar të balancuar apo deri diku të balancuar përbërjen e KQZ-së. Doja të theksoja, se pavarësisht se konsiderohet i balancuar, ka gjithmonë nevojë për një lloj balancimi sa më të hollë. Megjithatë i rëndësishëm është shteti i së drejtës, shteti ligjor, shteti i së drejtës nuk duhet anashkaluar. Megjithatë është shumë e rëndësishme që gjatë gjithë kohës të ketë dialog të një lloj sensi, një lloj ndërgjegjësimi për të pasur konsensus, për të pasur një lloj angazhimi në të mirë në fund të fundit të popullit shqiptar. Unë shpresoj që 23 qershori të sjellë një lloj qartësie, të sjellë një lloj konsensusi në të mirë të reformës të axhendës të Shqipërisë për integrimin e saj europian. Dhe shpresoj që te lëmë pas njëherë e mirë kohën kur Shqipëria ngecte në diskutimet e saj të brendshme”, tha Uollfarth.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë