BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Çupi del me deklaratën e fortë: Ja pse Rama po bllokon Këshillin Politik

Çupi del me deklaratën e fortë: Ja pse Rama po bllokon

Këshilli Politik sërish nuk solli dakordësi, sa i përket listave të hapura 100%, koalicioneve parazgjedhore, dhe asistencën e OSBE-ODIHR kërkuar nga opzita.

Mbledhja u ndërpre sepse Damian Gjiknuri, i cili nuk ka pranuar të diskutojë mbi dërgimin e një ekspertize drejt OSBE ODIHR ndërsa PD dhe LSI refuzojnë paketën e propozimeve të socialistëve.

Për ish-deputeten e PD Dhurata Çupi, kryeminsitri Edi Rama po bllokon Këshillin Politik, sepse kërkon të ndryshojë rregullat e lojës pak muaj para zgjedhjeve.

“Edi Rama nuk do lista të hapura, sepse nuk fiton askush në listat e hapura të Edi Ramës. Ne kemi kërkuar lista të hapura. Sot, në deklaratën e fundit nga Këshilli Politik, përfaqësuesit e PS, thanë se janë për lista të mbyllura. Ka një tendencë që nga marrëvershja e 5 qershorit, për të shmangur rregullat e lojës, pak muaj para zgjedhjeve. Rama kërkon të ndryshojë rregullat e lojës. Në marrëveshjen e 5 qershorit janë partnerët tanë ndërkombëtare dhe sugjerimet e raportet e OSBE-ODIHR. Sot u pa qartë, u la mbledhja përgjysmë, sepse PS kërkon rregullat e lojës, kërkon të heqë koalicionet. Rama po bllokon Këshillin Politik.”-tha ish deputetja.

Sipas saj, kryeministri po përdor të gjitha format që të mos ketë dakordësi në Këshillin Politik, në mënyrë që ta mbajë pushtetin me zor.