BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Politike

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën

Analisti Frrok Çupi u shpreh se pas “shpalljes non grata nga dy aleatë të mëdhenj” pritet të ndodhin zhvillime të bujshme në shtator. “Pritet të ndodhë që, e para nuk ka një parti legale dhe mund të mos jepet fare vendim nga gjykata, bilës gjykata ka mundësi të mos ngatërrohet fare me punët e politikës dhe me statusin e sotëm Berisha nuk ka parti. Nëse do të hyjë në fushë me një grupim të paligjshëm do të dënohet me ligj. Ky është hapi minimal, hapi i parë,” u shpreh Çupi. Ai tha se rreth Berishës janë mbledhur ish-zyrtarë të tij dhe se kreu i Partisë Demokratike nuk ka mbështetës. Sipas analistit jo kushdo e kupton se ç’do të thotë që Amerika të të shpallë non grata dhe rrjedhimisht jo të gjithë njerëzit janë të aftë të kuptojnë se Berisha nuk duhet mbështetur më në mënyrë kategorike. Çupi deklaroi se grupimi i Berishës do të konsiderohet si armatë terroriste. Frrok Çupi deklaroi se Berisha sot ka pas vetes vetëm ata që i shkojnë për interes. Sipas tij, e ndjekin ata që dikur kanë pasur poste dhe kanë përfituar prej tij. Çupi shtoi se dhe ata kanë filluar t’i largohen sepse e kuptojnë se me të nuk ka të ardhme. “Rreth Berishës janë mbledhur disa ish-zyrtarë të tij, të gjitha nivelet, që nga ish-presidenti ndjesë pastë, deri te drejtori i KESH i lagjes, etj. Është një zinxhir interesi. Nëse bie fjala në Bulqizë, njeriu që ka qenë zyrtar i Berishës ende nuk kupton çdo të thotë që SHBA të të shpallë të papërshtatshëm dhe do vazhdojë pas tij derisa të kuptojë. Dhe njerëzit e kanë kuptuar. Do largohen sepse nuk kanë interes. Inteligjenca nuk është gjithmonë e madhe. Ata janë njerëz që punojnë dhe janë mësuar me interesa të vogla, por kjo piramidë po shkërmoqet”, tha ai. Çupi u ndal dhe të kërcënimet e Metës. Ai tha se laku i ka vajtur ku nuk mban më, ndërsa u shpreh se nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e ish-presidentit.